Humb jetën aktori Guljelm Radoja, ishte infektuar me Covid-19

COVID-19 ka marrë një tjetër jetë në radhët e artistëve në vend. Aktori Guljelm Radoja nuk ia doli që të fitonte betejën me koronavirusin ku sot mbylli sytë përgjithmonë. Prej disa ditën ai ishte infektuar me COVID, ku gjendja e tij u përkeqësua për pasojë ditën e djeshme u shtrua te spitali ‘Shefqet Ndroqi’, por nuk ta mundte këtë virus të pabesë.

Lajmi është konfirmuar nga djali i tij, pianisti Red Rdoja, teksa shkruan edhe disa fjalë të ndjera për babanë e tij që nuk jeton më.

Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj. Ai ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”.