Rihapja e çështjes së ‘Gërdecit’/ Mero Baze: Ky është shansi i fundit që Mediu të shkojë para drejtësisë

Gazetari dhe analisti Mero Baze ka reaguar lidhur me lajmin se është bërë kërkesa për rihapjen e çështjes së “Gërdecit” kundër ish-ministrin e Mbrojtjen, Fatmir Mediun.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Baze shkruan se rihapja e dosjes së Gërdecit është shansi i fundit që Fatmir Mediu ende i pagjykuar të shkojë para drejtësisë.

Ai shton se tani që Mediu është deputet dhe investitor i boronicave në Gërdec duhet të jetë në rregull me banorët.

Mediu ka fituar mandatin e deputetit në listat e PD në Tiranë.