Sherri në Mamurras/ Në pranga “i forti” që u përfshi në përplasjen e policisë me Fufët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është arrestuar në Tiranë, Florian Gega, një nga personat e përfshirë në konfliktin e Mamurrasit ku një polic plagosi me armë dy kolegë të tij dhe Nikollë Fufin pas një përplasje të mëparshme mes tyre. Në zonë Florian Gega, njihet si një nga “të fortët”, ndërsa raportohet se ka qenë pjesëmarrës në sherrin me efektivët e policës të ndodhur më 13 prill.

Por si ndodhi përplasja në Mamurras?

Mësohet se mëngjesin e 13 prillit, është shoqëruar për në komisariat pas një kontrolli në lokalin e tij, Nikoll Fufi (Vorfi).

Më pas, rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit Fufi i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta.
Sipas SHÇBA tre personat goditën me sende të forta, punonjësin e policisë David Madani, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin Nikoll Vorfi si dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policisë Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për kurim të mëtejshëm.
Siç shpjegon SHÇBA polici i arrestuar akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Lidhur me këtë janë arrestuar katër persona si të përfshirë. I arrestuar është edhe polici i patrullës në Mamurras David Madani , i cili qëlloi me armë duke lënë të plagosur dy kolegët e tij dhe personin tjetër të përfshirë në konflikt. Gjithashtu të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë edhe Gjon Fufi, Rudolf Fufi dhe Nikoll Fufi (Vorfi) i cili mbeti i plagosur me sende të forta në vendin e ngjarjes.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV