U arratis në Shqipëri/ Autoritetet turke vazhdojnë përpjekjet intensive për kapjen bosit të kriptomodhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet turke kanë vazhduar operacionet intensive për kapjen e bosit të kriptomonedhës turke “Thodex”që dyshohet se fshihet prej dy javësh në Shqipëri bashkë me një server, brenda të cilit mbahen 108 milion dollar në kriptomonedha.

Mediat vendase raportojnë se policia ka dërguar një ekip prej pesë ekspertësh në Ballkan, ku njëri prej tyre është duke punuar me autoritetet shqiptare me qëllim gjetjen dhe kapjen e Faruk Fatih Özer. Fillimisht Özer dyshohej se ishte zhdukur me rreth 2 miliard dollar të më shumë se 390 mijë investitorëve në kriptomonedhën turke “Thodex”.

Ndërkohë, katër të tjerë kanë shkuar në Kosovë, Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi ku dyshohet se turku mund të arratiset.

Ndërkohë që para pak ditësh meduat turke bën të njohur itenerarin e tij në Shqipëri.

“EnSonHaber” shkruan se fill pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer u vendos në hotel Mondial pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar tre netë, por doli prej andej natën e dytë, pa bërë as check out dhe më pas është fshehur në shtëpinë e shoferit që e mori në aeroport pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë.

Çiftin shqiptar ai e kishte takuar një muaj më parë në Stamboll, ku ata kishin qëndruar në shtëpinë e tij, edhe pse nuk ka asnjë detaj për lidhjen mes tyre.

“EnSonHaber” raporton duke iu referuar burimeve nga policia turke se Faruk Fatih Özer nuk ndenji shumë aty pasi u zbulua nga autoritetet duke u transferuar në një tjetër zonë, pikërisht në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Por nuk ishte e thënë për turkun e famshëm pasi edhe ky vend ku ai fshihej u zbulua nga policia duke bërë që të transferohet së fundmi në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmë

Lexo edhe :  Djali i Metës në politikë? Sulo: Rast specifik, nuk do ndodhte me Ilirin jashtë

Ndërkohë që në Turqi për 78 nga 82 të dyshuar, është lëshuar një urdhër arresti. Mes të arrestuarve janë edhe familjarë të tij, si Güven Özer dhe Serap Özer.

 

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV