13 vjet pas tragjedisë/ Shpresë për drejtësi në Gërdec, SPAK rihap hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Speciale (SPAK) i kërkoi Gjykatës së Lartë rihapjen e çështjes ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Nga shpërthimi i repartit të demontimit të muncioneve në Gërdec, humbën jetën 26 persona. Lëvizjet në sistemin e drejtësisë erdhën pas ankimimeve të vazhdueshme nga Zamira Durda, e cila humbi djalin 6-vjeçar nga ngjarja e rëndë.

Nga Fernada Cenko

Shpërthimi i Gërdecit që ndodhi më 15 Mars 2008, që mori 26 jetë, mbi 300 të plagosur dhe qindra banesa të shkatërruara rihapet sërish, ku kreu aktual i PR-së Fatmir Media do të merret nën hetim. Pas më shumë se 13 viteve, drejtësia ka nisur të lëvizë. Kanë qenë vetë familjarët e viktimave të cilët e dërguan çështjen në SPAK. Ky i fundit i ka bërë kërkesë Gjykatës së Lartë që të rihapë hetimet për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu. Familja Durdaj është një prej familjeve që nuk e ka lënë të zvarritet si çështje por herë pas here ka ngritur zërin dhe ju ka kërkuar institucioneve për zbardhjen e çështjes. Nëna e një prej 26 viktimave, Zamira Durda, e cila humbi djalin 6 vjeç në këtë shpërthim ka bërë vazhdimisht thirrje që të ketë drejtësi deri në fund. Teksa endej dyerve të gjykatave pasi ishte e zhgënjyer për sistemin e drejtësisë, Zamira Durda shprehej se nuk mund të gëlltisë sorollatjen e institucioneve. Ajo do të dijë arsyen se përse nuk jeton djali i saj, në atë kohë 6 vjeç. “Nuk mund ta duroj një gjë të tillë. Qëndrimi i gjykatës është i tmerrshëm dhe kjo nuk mund të durohet. Haram i qoftë buka që ha dhe paga që merr. Do ta ndjek çështjen edhe në Gjykatën e Lartë, pavarësisht se nuk kam shpresë. Nuk dua dëmshpërblim, dua drejtësi, dua të di pse nuk jeton më djali im”. Ndërsa pushimin e çështjes e cilësoi si korrupsion. Nga analizimi i pretendimeve në kërkesën për rihapjen e hetimeve, rezulton se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj Mediut dhe të rihapen hetimet ndaj tij për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :  Fund berishizmit! Një listë për ansamblin që mund të thurë opozitën e re shqiptare

Prokuroria e Posaçme vlerëson se ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë duke sqaruar se pengesa e autorizimit për procedim ka qenë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston. Në njoftimin zyrtar thuhet se Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Lartë kërkesë për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj Fatmir Mediut, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe vijimin e proçesit gjyqësor ndaj tij, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak. “Nga analizimi i pretendimeve të parashtruara në kërkesën e mësipërme, nga rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera lidhur me faktet e pretenduara, si dhe nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme. Para zgjedhjeve të 25 prillit, Geraldo Durda, i cili humbi të vëllanë në tragjedinë e Gërdecit tha se drejtësia është e vonuar dhe se ish funksionarët e shtetit që duhet të mbanin përgjegjësi ishin pjesë e listës për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, Fatmir Mediu ish ministri i mbrojtjes që ka firmën e tij në atë që ndodhi në Gërdec, nuk duhet të jetë listën e kandidatëve për deputetë. Mediu renditej në vendin e 7-të në listën e koalicionit PD-AN për qarkun e Tiranës.

Të fundit

LVV kritikon QUINT-in për ‘mbështetjen e Listës Serbe’

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet...

Mbrojtësi braktis Shqipërinë për Zvicrën

Do të ketë ndryshime në listën e Kombëtares së Shqipërisë para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën...

Tedi Blushi: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të...

Harry Kane nuk ndihet rehat me merkaton e Bayern, jep sinjale largimi

Harry Kane mund të largohet nga Bayern. 32-vjeçari, i cili numëron 65 gola në 65 ndeshje në Gjermani, nuk ndihet rehat me faktin që klubi...

Rama tregon ‘sekretin’ e fitores më 11 maj: Më ndihmoi BE

Si asnjë forcë tjetër politike dhe asnjë Kryeministër në historinë demokratike të Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama fituan mandatin e 4 qeverisës...

Lajme të tjera

Web TV