Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi ka njoftuar se Kodi Rrugor ka pësuar ndryshime dhe ka ashpërsim të masave.
Po ashtu janë ashpërsuar masat ndaj përdoruesve të patinave, biçikletave dhe motorëve, ndërsa një pikë që shtohet është edhe këshillimi i qytetarëve. Por ky këshillim do të regjistrohet në sistem dhe nëse përsëritet përsëri do të pasojë me marrjen e masave.
Hysi: Rishikimi i Kodit të ri rrugor, konkludon në ashpërsimin e masave pas përdorimit të alkoolit, përdorimin e celularit, ose nëse kryeni shkelje të përsëriturat. Ka dënime më të ashpra në rast të mosrespektimit të rregullave dhe mos dhënies së përparësisë. Po ashtu janë ashpërsuar masat ndaj përdoruesve të patinave, biçikletave dhe motorëve. Këshillimi është një masë e re. Ky këshillim do të regjistrohet në sistem dhe ka pasoja në vijueshmërinë e masave që do të ndërmerren nëse shkelni rregullat. Masa specifike ka edhe për këmbësorët. Kodi ka ndryshuar dhe me ndryshimet e sotme përmirësohet.