Ndihmuan skafistin të arratisej, arrest me burg për 5 rojet bregdetare në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për pesë efektivët e forcës detare, të cilët u arrestuan nën akuzë e shpërdorimit të detyrës.

Bledar Bufa, Roland Cani, Ardit Alikaj, Sejfulla Beja dhe Besmir Mece dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e një mjetit lundrues në grykëderdhjen e Vjosës pak muaj më parë, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, duke i mundësuar arratinë drejtuesit të mjetit gomones.

5 efektivët, Bledar Bufaj komandant dhe marinarët Roland Çanaj, Ardit Alikaj, Sejfulla Bejaj dhe Besmir Meçaj u përfshinë në një aksion për shpëtimin e 55 klandestineve nga Siria, qe do shkonin drejt Italisë më 8 janar. Gjatë operacionit të shpëtimit te skafi që po fundosej iku 26-vjeçari Emiljano Likaj i cili u arrestua disa ditë më vonë, në ambientet e një lokali në zonën e Lungomares. Kanë qenë dëshmitë e vetë klandestinëve që çuan në identifikimin dhe më pas në arrestimin e tij.

Familjarët mes tensioneve dhe lotëve ishin të pranishëm sot në seancën gjyqësore. Teksa, vetë të akuzuarit mohuan se nuk kanë bërë asnjë krim.

Sejfulla Bejaj foli për mediat, teksa mohoi krimin e kryer, por e quan veten hero! Ata tregojnë se janë të pafajshëm dhe se e vërteta do të dali në dritë.

Një prej familjarëve të njërit prej të akuzuarve, Drita Beshani i bëri thirrje autoriteteve për drejtësi dhe të lirojnë të akuzuarit, që sipas saj kanë mbrojtur jetë njerëzish dhe nuk meritojnë burgun.

“Nuk ka bërë asgjë, ka shpëtuar 55 jetë njerëzish, ka qenë në krye të detyrës. Qeveria të merret me skafistët me kriminelët, mos të merret me njerëzit e ndershëm. Djali im ishte me forcat e NATO-s, bëri stërvitje, nuk e lanë të zbritej në tokë të shplodhej, por e morën në burg sikur është kriminel. Sejfulla Bejas është djali im, nuk më ka bërë asgjë, jam krenare që ka mbrojtur jetën e e njerëzve, se nuk ishte i aftë ky shtet ti mbronte. Ata ishin 55 veta me 10 metër, në errësirë, 5 veta me 55 veta çfarë do bënin? S’kishin ca bënin, mbrojtën fëmijët që qanin, ulërinin, të djegur të përvëluar nuk merreshin me maskarallëqe. Djali im ishte ushtar. Drejtësi nuk ka! Të pestë janë familjarë, djali im nuk ka bërë asgjë! Krimineli që i di këto gjëra ai ta paguaje, mbrojnë kriminelët dënojnë njerëzit e ndershëm”, shprehet nëna e Sejfulla Bjas.

Të fundit

Fluks pushuesish në Velipojë, mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe Rajoni frekuentojnë bregdetin e Velipojës për të shijuar natyrën, ushqimin...

Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën: Kush do ta drejtojë

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik...

Slayer – spektakël, gjak, kaos dhe disa nga këngët më të mëdha të metalit

“Katërdhjetë vjet më parë, vëlla. Vëllaaaa…” – psherëtin Tom Araya, duke reflektuar mbi koncertin e parë të Slayer në Britaninë e Madhe, të mbushur...

Shpërthejnë protestat në Meksikë, përshkallëzohet dhuna ndaj bizneseve dhe turistëve

Një protestë kundër turizmit masiv që filloi paqësisht në Mexico City të premten u shndërrua në dhunë kur një numër i vogël njerëzish filluan...

Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të futbollistit për të shpërndarë turmën...

Lajme të tjera

Web TV