“Kryqëzohet” Princ Charles pasi hoqi me qëllim Meghan Markle nga fotografia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para pak ditësh, djali i Meghan Markle dhe Princit Harry, Archie festoi 2-vjetorin e lindjes. Vogëlushi mori mesazhe të shumta urimi nga pjesëtarët e familjes mbretërore, duke përfshirë gjyshin e tij, Princin Charles.

“Gëzuar ditëlindjen Archie, që sot bën 2 vjeç”, shkroi Princi Charles në urimin e tij.

Por së fundmi fansat e familjes mbretërore kanë vënë re se në foton me të cilin ai uroi nipin mungonte Meghan Markle.

Në fotografi shfaqej vetëm ai, Harry dhe Archie, ndërsa Meghan nuk dukej gjëkundi. Ndonëse në urimet e tjera nga familja mbretërore Meghan shihej kudo në foto, Princi Charles ka vendosur që ta “zhdukë” atë duke e prerë imazhin. Kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga fansat e pallatit mbretëror dhe ata i janë kthyer kundër Princit Charles në rrjete sociale.

“Pse nuk e quan nipin tënd dhe pse e preve nënën e tij nga fotografia? Ke bërë shumë gabime vetë apo e ke harruar këtë gjë. Kjo nuk po ndihmon fare”, shkruan një ndjekës.

Princi Charles thuhet se është ende shumë i nevrikosur nga intervista bombë që Harry dhe Meghan dhanë për Oprah Winfrey. Çifti i njohur zbuluan shumë detaje të errëta nga pallati mbretëror dhe kjo mund të jetë arsyeja pse Princi Charles e ka hequr Meghan nga fotografia.

“E trishtueshme! Shumë e trishtueshme kur supozohet se mbreti i ardhshëm pret nënën e nipit të tij nga fotografia”, shkroi dikush në rrjetet sociale.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV