Brataj: Do lirojmë masat, ja kur merret vendimi për maskat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, u shpreh në “Dita jonë” se situata e pandemisë në vendin tonë është e mirë aktualisht dhe si rrjedhojë, së shpejti do të kemi lirim të masave.

“Pandemia është e lidhur me të gjithë botën. Ne kemi bërë 600 000 vaksina, por variantet e reja që lindin nuk ka kufi që t’i mbajë.

Unë mendoj që jemi në një fazë kur vera nuk është më shqetësuese. Ne, duke zgjedhur një formë konstante të masave, të lehta deri në të mesme, së shpejti do të kemi lirim të masave. Monitorimi bëhet çdo ditë dhe çdo javë”, deklaroi Brataj.

Në lidhje me mbajtjen e maskave, Brataj deklaroi: “Sa i përket maskave, e kemi marrë në shqyrtim disa herë këtë çështje. Këtë javë mund të ketë një vendim”.

“Shifrat zyrtare janë këto që dimë, por në epidemiologji duhen shumëzuar me 5 ose me 10. Pra, nga rreth 130 000 të prekur zyrtarisht, i bie ta kenë kaluar gati 1 milion e 300 mijë persona”, shtoi Brataj.

Kur u pyet nëse ata që kanë bërë vaksinën kineze do të udhëtojnë lirshëm, Brataj theksoi se: “vaksina kineze, si të gjitha të tjerat, mbështetet mbi teknologji ekzistuese dhe ka dhënë efekt. Kush ka bërë vaksinën mendoj se do të lëvizë lirshëm”.

Të fundit

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Lajme të tjera

Web TV