Sherri në ‘’Selman Stërmasi’’/ Dënohet Presidenti, administratori dhe trajneri i Kastriotit, nuk shpëton as drejtori i Skënderbeut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disiplina e FSHF ka dhënë dënimet për javën që la pas Superliga. Për sherrin në ‘’Selman Stërmasi’’, Presidenti i Kastriotit, Alban Vogli është dënuar me 18 muaj pezullim nga aktiviteti.

Po ashtu administratori i klubit, Gazmend Vogli është dënuar me 12 muaj pezullim kurse trajneri Ramadan Ndreu me 5 ndeshje pezullim.

Të shtunën Tirana mposhti Kastriotin, por në fushë pati tensionet pasi Gazmend Vogli hyri në fushë dhe ndërpreu takimin kurse Alban Vogli kundërshtoi policët. Më pas ata u arrestuan, ndërsa Gjykata liroi Presidentin në detyrim paraqitje, por la në arrest shtëpie drejtorin Gazmend Vogli.

Nuk ka shpëtuar nga dënimet as Ilirjan Përmeti, drejtori i klubit të Skënderbeut që është dënuar me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Ai është sjellë në mënyrë jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes Skënderbeu-Partizani.

NJOFTIMI NGA DISIPLINA E FSHF

Zyrtari i KF Skënderbeu, Ilirjan Përmeti, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KS Kastrioti, Alban Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes dhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 54/3 dhe 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes, në bazë të nenit 54/3 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
KS Kastrioti U-21, për braktisjen e më shumë se një ndeshjeje të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër KF Laçi U-21, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 29.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe i zbriten 6 pikë në sezonin pasardhës.

Lojtarja e Juban Danja – Femra, Denada Avullija, për sulm ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtarja e Apolonia – Femra, Egzona Gashi, për sulm ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtarja e Juban Danja – Femra, Matilda Tanushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtarja e Apolonia – Femra, Liridona Gashi, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KS Korabi U-19, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

Lexo edhe :  Pogba zbulon të preferuarin e tij për "Topin e Artë"

Lojtari KS Korabi U-19, Gerald Abdiu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari KS Korabi U-19, Aldo Bardhi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FK Elbasani U-13, Marjo Koçiaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i A.F. Luftëtari, Boni Shefqet, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Fc Kinostudio, Korado Teodori, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KS Luftëtari U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi C, kundër Teuta U-17 B, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Oriku U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi C, kundër KF Butrinti U-17, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Football Republic U-19, Madrid Marku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV