“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë”/ Zbardhet dëshmia e pasagjerit që ndodhej në ‘BMW me Bledar Birçaj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë”. Kjo është dëshmia e pasagjerët në makinën BMW, ndaj të cilës një ditë më parë u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj.

Sipas  “Panorama.al”,  pasagjeri është shprehur se nuk i kishte njohur dy autorët, pasi ishin të maskuar.

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit”, është shprehur ai.

Mësohet se deri tani për ngjarjen janë shoqëruar 15 persona, të cilët janë marrë në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 30 gëzhoja.

Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se makina e autorëve mund të jetë fshehur në ndonjë garazh, pasi nuk ka asnjë gjurmë deri tani.

Hetimet

Burime nga grupi hetimor thanë se një person i dytë ka qenë në makinë me Bledar Birçaj. Nga informacionet e para mendohet se në momentin që autori/ët kanë dalë nga makina për të qëlluar me automatik, ky person që ndodhej në mjetin e viktimës ka dalë me vrap nga makina për t’u fshehur te garazhi që ndodhej aty afër. Hetimet janë përqendruar në disa drejtime, megjithatë ende nuk ka diçka konkrete.

Bledar Birçaj është arrestuar më 27 janar 2011 nga Policia dhe Prokuroria e Vlorës, pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe “Shkatërrim prone”. Ai ka qëndruar fillimisht në burg në masën e arrestit në burg 45- ditor dhe më pas në 9 mars 2011 Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, derisa Prokuroria ka pushuar hetimet për të. Birçaj ishte kthyer nga Spanja pak kohë më parë. Duket se pikërisht këtu janë përqendruar më shumë hetimet. Burimet thanë se lidhjet e mundshme me grupe kriminale në Spanje apo edhe ngjarje që lidhen me Spanjën janë pista kryesore e hetimit për atentatin e djeshëm në Vlorë.

Lexo edhe :  Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Në Spanjë 40-vjeçari shkonte shpesh dhe e bënte vajtje-ardhje drejt Shqipërisë, ndaj edhe Policia po verifikon lëvizjet dhe aktivitetin e tij atje. 49

 

Të fundit

Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka...

Endri Shabani: Lapaj u bë lider koalicioni dhe fitoi vëmendje publike më shumë se unë

Endrit Shabani, i rikthyer nga pushimet, u shfaq sonte në studion e A2 për të dhënë shpjegimet e tij për mandatin e shumëdiskutuar mes...

Gjenerali gjerman: Rusia do të sulmojë Kievin me 2 mijë dronë

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

Bllokohen 30 mjete lundruese! 13 shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan brenda një jave

Policia ka bllokuar dhjetëra mjete lundruese në zonat bregdetare të cilat kanë shkelur rregullat. Mësohet se në kuadër të operacionit "Siguria Detare" janë kontrolluar...

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive të dobëta. Sipas policisë, i plagosuri...

Lajme të tjera

Web TV