Dikush ka vjedhur kullën e sahatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

 

Ai i opozitës, kur po fliste për ‘masakër elektorale’ u përpoq të sillte në studio një provë. Sapo kanë mbaruar zgjedhjet politike të 25 prillit, nga ku ka dalë një maxhorancë e pastër dhe një opozitë që s’e pranon. Prova më e madhe që solli opozitari për ‘masakrën’, ishte kjo: ‘Është parë vetë drejtori i KESH duke blerë vota!’.

-Ku është parë ai njeri?- e pyeti tjetri.- Sa vota bleu, e patë gjë? Sa lekë dha, i numëroi njeri?…

-Është parë në rrugë, lekë nuk pashë- tha akuzatori-. Në rrugë, ore po të them, sapo kishte rënë akshami…

-Në rrugë?… Po pastaj?

– Çfarë donte ai në rrugë në atë orë?!- akuzoi prapë akuzatori.

E lashë akuzën në ekran dhe iu ktheva vetes; jo me frikë, por me një kthim pas. Këta mund të më akuzojnë pse nuk dola nga shtëpia gjithë kësaj pasditeje. Dikush mund të ankohet se i ka humbur diçka dhe këta ‘e gjejnë atë njeriun’, domethënë mua ose ty që nuk dolëm në rrugë. Në vitet ’80 kur më dërguan në Spaç i dënuar për një artikull në gazetë, më shtuan në biografi: ‘Babai yt është parë në Valbonë në vitet ‘50, na thuaj çfarë donte ai atje!’. (Vërtet këtë akuzë më bënë).

Dhe më erdhi në mendje akuza fantazmë që i ishte bërë një ‘gangsteri tiranas’ në vitet e diktaturës. ‘Ti ke vjedhur kullën e sahatit!’, e akuzonin në qeli e ai nuk kishte si të mbrohej. Qeshnim me avokat Ngjelën pasi u kthye nga ‘ferri’, se ai thoshte ‘Po ore, ta bëjnë këta; hajde gjeje të vërtetën, ti ke vjedhur kullën!’. Po të kërkoje prova, prova nuk kishin. Por po të thoje ‘hajde të të tregoj se kulla e sahatit ndodhet po aty’, edhe kjo ishte e pamundur. Se kush të linte të dilje nga qelia për të treguar kullën e sahatit!?.

Edhe këta të opozitës së sotme, që në fakt janë komunistët më të egër të periudhës së komunizmit, të njëjtën metodë ndjekin: Krijojnë ‘qelinë’ për të akuzuarin, dhe njëkohësisht vetes si akuzatorë i krijojnë të njëjtën errësirë. Hajde gjeje pas kësaj nëse e kanë vjedhur kullën, apo i kanë blerë e shitur votat…

Puna e tyre (PD-LSI-VV) është që të krijojnë amulli, kaos, destabilitet, paqartësi, njollë të zezë për vendin. Sa kohë që nuk kanë fituar vetë, ata thonë ‘katastrofa le të vijë pas nesh’. PD dhe LSI i kishin ngrehur militantët sikur do të fitonin 90 mandate; ditën e votimeve deklaruan se ‘kemi fituar thellë’, por kur doli ‘zero e send i kotë’, atëherë nisën akuzën për ‘blerje votash’. Njeriu më i lartë i akuzës në PD fliste se ‘drejtori i KESH është parë duke kaluar rrugës në aksham’.

Lexo edhe :  Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Çfarë po ndodh kështu?

1.

Njerëzit e opozitës janë përfshirë në një sulm emocional për jetë a vdekje në këtë stad kohor kur në Shqipëri po formohet Drejtësia e re. Dikush që është në krye shërben veten, ose shërben dikë, ose disa. Këta nuk duan t’i dorëzojnë as Metën, as Berishën, as Fazlliçin, as Gërdecin, as piramidat, as shitjen e detit, as floririn e grabitur, as boronicat e fundit. Nuk i dorëzojnë, dhe, për të mos i dorëzuar krijojnë ‘ethet e pafund’ të zgjedhjeve; le të zhytet vendi- sipas tyre, sa në kllapi, sa në sëmundje, sa në kaos… Kjo, e gjitha është ndjenjë, jo politikë, as arsye, as ligj. Kufirin mes ligjit dhe ndjenjës këta e kanë fshirë.

2.

Këta erdhën deri në 25 prill, ditë e votimit, fatmirësisht me shpresë se fitojnë dhe pas kësaj do t’i digjnin dokumentet, do t’i vrisnin dëshmitarët, do ta kapnin demin për brirësh, do ta bënin edhe një herë atë që kishin bërë. Se po të mos kishin këtë shpresë, as që kishin për të ardhur në votime. Kur humbën, dhe humbën thellë, u ndodhën ‘gafil’,…, atëherë përdorën akuzën më vulgare të përdorur 30 vjet: ‘Na vodhët kullën e sahatit, dmth., votat’. Këta tani nuk pranojnë t’i bëjnë asnjë shërbim kombit: As të dorëzohen para Drejtësisë, as të pranojnë vendin e opozitës, as të kthejnë në Thesarin e shtetit floririn dhe milionat e vjedhura, as të paguajnë për zhdukjet masive të njerëzve. Madje edhe vetë kryetari i PD, Basha, duke treguar me gisht ’akshamin’, mbulon edhe dorëheqjen në parti. Më mirë akuzon të gjithë sikur ‘ua ka parë kullën në xhepa’. Këta nuk arrijnë të bëjnë gjënë më normale të njeriut: Kur njeriu del në fushën demokratike, shpresat lëri në shtëpi!

3.

E keni vënë re se në diskursin e tyre kanë gjithçka:

Kanë akuzën ‘thes’ ku- sipas tyre, fut dorën dhe i gjen të gjitha: vjedh kushdo, blen secili, shiten të gjithë… Kanë fantazmat, nga të cilat, në vend që të largohen, u vijnë edhe më afër… Çlirojnë në turma ‘teorinë e gjithçkaje’, që sipas tyre, edhe kur nuk kanë rol, as kontribut, as vlerë- u takon gjithçka. A nuk ishin ‘absent’ për mandatet parlamentare, absent për tërmetin, për pandeminë?! Megjithatë akuzojnë dhe duan gjithçka.

Edhe shoqërinë e intelektualëve letrarë, pse vallë e afruan? E afruan njësoj siç afrohet shoqëria jezuite, vetëm për të hamendësuar ‘vjedhjen e kullës së sahatit’.

E vetmja gjë që nuk afruan ishte veprimi i provuar me shkaqe dhe shpjegimi i shteruar shkencërisht.

Këtej erdhi lajthitja.

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV