Është arrestuar drejtuesja e mjetit shtetasja A.M, 39-vjeçe pasi përplasi për vdekje një ditë më parë Fatmir Avdillarin.
Shtetasja A.M është arrestuar në flagrancë pasi u përfshi në një aksident me mjetin motor me motor ku humbi jetën Avdillari.
Nga dinamika e ngjarjes u mësua se 45-vjeçari i ka prerë rrugën një makine dhe më pas ka shkuar edhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një tjetër automjet. Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si ‘Xubi Yzberishtit’ ka qenë një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend, deri te subjekt i OFL-së.