Historia e trishtë e gruas: Vëllai më rrahu barbarisht me rrip, doktorët më shponin flluskat me majë shiringe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Historia ime” ka qenë e ftuar Driola e cila ka rrëfyer se jetonte në Gramsh me familjen e saj dhe në moshën 25 vjeç i kërkoi dorën një djalë nga një fshat, por ajo nuk pranonte se nuk dëshironte që të martohej në fshat. Fakti që nuk pranonte bëri që të dhunohej rëndë nga i vëllai.

Ai ka ushtruar dhunë barbare ndaj saj me rripin e pantallonave dhe mes plagëve të marra, ajo del nga shtëpia mes natës, hip në një autobus që shkonte në Korçë, aty nisi dhe rrugëtimi i saj.

Driola: Hipa në bagazhin e autobusit sepse thashë që do më kapin dhe do më rrahin prapë. Kur arriti në Korcë, dola nga garazhi, vesh shapkat siç isha me shapka, sy të nxira, turinj të ënjtur. Shkoj në një lokal aty tek agjencia dhe i thashë a më jep një pjatë gjellë se jam pa ngrënë. I thashë që s’kam para, më pa në gjendje të keqe dhe më tha ulu zonjë të të hedh një pjatë paçe.

Më pas çfarë ndodhi?

Driola: Kur dola tek dera e lokalit më thirri prapë ajo zonja dhe më tha që kishte një llaf. Më tha prit nja 2 orë sa t’i marr lejë pronarit dhe të çoj tek shtëpia. Më çoi në shtëpi dhe më tha lahu, të të jap e disa rroba. I thashë që nuk hyj dot në dush sepse e kam kurrizin e vrarë dhe uji i ngrohtë nuk më bën mirë.

Mori pastaj ambulancën në telefon, më çoi në spital dhe më çanin flluskat me majë shiringe në trup sepse më ishin bërë dy grusht fluska. Kafshoja grushtin me dhëmbë nga dhimbja që ndjeja, qëndrova 2 javë në spital.

Lexo edhe :  Zjarr në Himarë, rrezikohen ullishtet! Pritet ndërhyrje nga ajri

Pasi dola nga spitali, kërkova punë në Korçë, punova si pastruese në një hotel, kisha drekën dhe kafen falas. I thashë të lutem do më ndihmosh me një dhomë se jam grua për disa ditë derisa të gjej një shtëpi me qira? Po tha dhe më ndihmoi pronari.

Të fundit

Humbje për futbollin elbasanas, ndahet nga jeta mjeku i ekipit të verdh e bluve

Familja e futbollit elbasanas është sot në zi. Një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të këtij...

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt që na kanë harruar

Ndërsa bota po shikon luftën e re, dronët dhe raketat që lëshohen drejt Izraelitdhe sulmet e rënda ajrore izraelite ndaj Iranit, ajo që po...

Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë të fillojnë tregtimin të hënën në mëngjes në Azi. “Sulmet e SHBA-së e kanë...

SHBA në ankth pas sulmit në Iran, përgatitet për një kundërpërgjigje nga Teherani

Administrata Trump po përgatitet për një kundërpërgjigje të mundshme nga Irani pas sulmeve ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane. Sipas NBC, që citon dy zyrtarë të...

Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

Një 48-vjeçar, i cili kishte mbjellë 1000 bimë kanabisi përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, është arrestuar. Në pranga ka rënë Eduart Gjikoli, i cili u arrestua për veprat...

Lajme të tjera

Web TV