Lame dorëzon legalizimin për “Xhaminë e Madhe” në Lushnje: Po të mos plotësoj normën më bërtet Rama, po e plotësova më bërtet Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame pas dorëzimit të vendimit të legalizimit për “Xhaminë e Madhe” në Lushnje, iu është përgjigjur interesit të medias për kallzimet në Prokurori nga Partia Demokratike.

Lame tha se institucioni ka qenë në shërbim të qytetarëve duke e lidhur me batutën “Unë i shkreti me dy pleq, kujt tia prish dhe kujt tia ndreq! Po të mos plotësoj normën më bërtet Edi Rama, po ta plotësoj më bërtet Lul Basha”.

Ai tha se nga PD janë bere mbi 20 denoncime në Prokurori për institucionin e Kadastrës pse ka vijuar dhënien e legalizimeve gjatë fushatës elektorale.

“Për herë të parë në histori denoncohet një institucion se pse ka kryer detyrën e vet! Kadastra Shqiptare ka dhënë gjithë shërbimet e saj për aplikimet e qytarëve. Ka dhënë certifikata për tokën bujqësore, leje legalizimi gjatë gjithë vitit. Ndryshimi mes muajve të tjerë dhe muajve të fushatës është fare i lehtë. Pra thjesht ka bërë detyrën”, tha Lame.
I pranishëm në dorëzimin e vendimit të legalizimit për xhaminë ka qenë edhe kryetari i bashkisë Fatos Tushe.

Të fundit

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave...

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për tëmbajtur anën...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona...

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili në...

Lajme të tjera

Web TV