U akuzua nga punonjësit për sjellje të keqe, Ellen DeGeneres rrëfen pse po i jep fund emisionit të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ellen DeGeneres u ka thënë shikuesve se po i jep fund talk show-t së saj pasi e ndjen se ky është momenti për ta mbyllur.

“Ndihem sikur sezoni i ardhshëm është koha e duhur për ta mbyllur”, rrëfen Ellen. “Unë gjithmonë i besoj instikteve të mia. Instinkti im më tha se është koha”, tha ajo në episodin e saj të ri.
Ajo nuk përmendi akuzat që i bënë vitin e kaluar një pjesë e stafit të saj, “për krijimin e një mjedisi toksik në punë”.

63-vjeçarja pretendoi se kishte vendosur të përfundonte shfaqjen pas sezonit të tij të 19-të, në vitin 2022, para se të shpërthente skandali.
“Dy vjet më parë, unë nënshkrova një marrëveshje për tre vjet të tjera dhe gjithmonë e dija në zemrën time se sezoni 19 do të ishte i fundit”, shpjegoi në programin e së enjtes.
Në monologun e hapjes, Ellen theksoi: “Dua të dini se kam menduar shumë për këtë vendim. Meditova mjaftueshëm“.

Shoqëruesja tjetër e drejtueses së show-t, Oprah Winfrey do t’i bashkohet asaj në emisionin e së enjtes për të diskutuar njoftimin, bashkë me këngëtaren Pink, e cila këndon këngën e temës.
DeGeneres bëri emrin e saj si një komediane stand-upi, në vitet 1990.

Të fundit

“E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar së fundmi ndaj një komenti që ka qarkulluar në rrjete sociale pas...

Bananja “6 milionë dollarëshe” konsumohet për herë të dytë

Bananja e ngjitur në mur me ngjitës, pjesë e veprës së famshme të artistit italian Maurizio Cattelan, e titulluar “Komediani”, u konsumua për herë...

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë...

Erion Veliajt i komunikohen akuzat në paraburgimin e Durrësit

Në burgun e Durrësit, Erion Veliajt i janë komunikuar akuzat “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje e mosdeklarim i pasurisë” dhe “futje e sendeve të...

Termometri 43 gradë/ Meteorologu: Vala Afrikane godet Shqipërinë

Vendi ynë, po përballet me ditët më të nxehta të këtij viti, si pasojë e një vale të të nxehtit afrikan që ka përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV