Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin e Shkodrës, meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa minuta pak pas mesnatës duke shkaktuar dëme të mëdha në frutikulturë.

Meteorologu i “Meteoalb”, Hakil Osmani tha se reshjet e breshrit ndodhën për shkak të ndryshimit të beftë të temperaturave gjatë ditëve të fundit, ku ditët me temperatura të u ndoqën rënie të menjëhershme.

Kjo ndodhi për shkak të disa ditëve me temperatura të larta duke u pasuar me rënie të menjëhershme të vlerave termike. Kjo solli pikërisht dhe prezencën e reshjeve në formën e breshrit në Shkodër”, shpjegon ai për “abcnews”.