Nishani: Nëse ndryshon rezultati i zgjedhjeve në favor të PD, do t’i kërkoj falje Bashës dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bujar Nishani deklaron se nëse merret vendimi për të ndryshuar rezultatin e zgjedheve të 25 prillit ai do largohet nga politika.

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, ish-presidenti i Republikës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD bëri një pretim publik.

“Nëse pas ankesave të PD-së merret vendimi të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve në favor të PD unë do largohem përfundimisht nga aktiviteti politik. Do t’i kërkoj falje Lulzim Bashës, nuk do flas kurrë më publikisht dhe do merrem vetem me jetën time private, por jo më atë publike. Nuk do flas më” tha ai.

Bujar Nishani deklaroi me bindje se pavarësisht ankesave për aprregullsi rezultati i zgjedhjeve nuk ka për të ndryshaur dhe përpjekja e Bashës për të justifikuar humbjen e PD në zgjedhje është vetëm për të mbrojtur veten.

Kërkesa e “Grupit për PD” për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi Partisë Demokratike është shoqëruar edhe me pyetjen se cili është pozicioni i Sali Berishës? A e mbështet apo jo Berisha Bashën apo edhe ai kërkon largimin e tij nga drejtimi i partisë? Dhe pyetja tjetër, nëse ky grupim, veçanërisht Bujar Nishani, a janë konsultuar me Sali Berishën?

Sipas Nishanit ai vetë dhe të gjithë ata që kërkojnë dorëheqjen e Basshës nuk kanë asnjë ndikim apo orientim nga zoti Berisha. “Nuk kam biseduar dhe nuk kam kontaktuar me zotin Berisha gjatë kësaj kohe për zotin Basha as për ta mbëhstetur e as për të mos e mbështetur Bashën. Nuk e kam takuar Berishën dhe jam gati të betohem në Kuran meqënëse jam musliman”, tha Nishani për gazetarin Qafoku.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV