U kap me një kilogram kokainë në Tiranë, ja kush është efektivi i RENEA-s që transportonte lëndën narkotike

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Xhuljo Liçi është efektivi i RENEA-s i cili u arrestua këtë të premte në kryeqytet me një kilogram kokainë.

Liçi u arrestua së bashku me dy persona të tjerë me të cilët besohet se bashkëpunonte.

Policia ka bërë kontrolle në banesat e personave në fjalë njërën prej të cilave është gjetur edhe sasia e lëndës narkotike.

Nga të dhënat e deritanishme, operacioni vijon, për të zbuluar zinxhirim e mundshëm të një rrjeti të shpërndarjes së narkotikëve që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë.