Ndërtimet pa leje/ Rama paralajmëron “furtunë” në bregdet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shembje masive të ndërtimeve pa leje nga Velipoja deri në Ksamil, sa i takon vijës bregdetare. Ndërsa e kritikoi për ndërtimet pa leje, Rama vlerësoi Policinë e Shtetit sa i takon luftës së kultivimit të kanabisit në vend, e kërkoi të njëjtin rezultat edhe në paligjshmërinë me ndërtimet, kryesisht në bregdet. Në një takim me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, Rama ka kërkuar aksion për të shembur të gjitha ndërtimet pa leje që janë ndërtuar në rërë. Rama tha se ligji ndiqet për ata që ndërtojnë në majë të malit dhe ka shtruar pyetjen retorike: pse nuk është ndjekur e njëjta procedurë edhe për ndërtimet buzë detit? “Bëhet fjalë për ndërtime në rërë, në sytë e të gjithëve, dhe pse u bëka për një fshatar në majë të malit dhe jo për ata që ndërtojnë në buzë të detit. Patjetër që në këtë proces, policia e shtetit ka përgjegjësinë kryesore, por nuk është e vetmja që duhet të marrë të gjithë përgjegjësinë, sepse duhet harmonizuar gjithë instancat e tjera. Ama nëse e merr përgjegjësinë e plotë, edhe institucione të tjera do jetë e pamundur për të mbyllur sytë”, tha Rama gjatë takimit. Ai theksoi se policisë do i vihen në dispozicion dokumentet e ndërtimit. “Lejet e ndërtimit duhet dhe do t’i vihen në dispozicion policisë së shtetit, për të parë se çfarë aktiviteti është i lejuar në zonë”, tha Rama. Kreu i qeverisë shtoi më tej se të gjitha ndërtimet që zënë frymën e plazheve duhet të prishen. “Nuk e di ca përgjigje ka drejtori i Shkodrës për Velipojën p.sh, po mjafton të shohësh Velipojën, rërën, bregun. E ç’vlerë ka t’i shkojë njëri në Kallmet për një avlli. Nuk mund të lejohet të shfrytëzohet asnjë milimetër”, tha shefi i qeverisë. Rama ka bërë një krahasim, ai tha se policia e Shtetit ka punuar shumë mirë në shfarosjen e fenomenit të kultivimit masiv të kanabisit duke nënvizuar se e njëjta procedurë duhet të ndiqet edhe për ndërtimet informale. “Kam besim se kjo polici shteti mund ta transformojë në një periudhë të shkurtër qasjen e krejt shtetit ndaj territorit, dhe mund të bëhet forca e domosdoshme e influencës pozitive me të gjitha strukturat e tjera. Duke nisur nga IKMT, e cila ka përballuar një volum të madh pune, po s’duhet të qëndrojë në territor. IKMT duhet të reagojë në kohë reale mbi bazë të ankesave të policisë së shteti. Flagrancën e ka Policia e shtetit, ndryshe procesi degjeneron nga të shkojnë sytë. Çdo komisariat ka zonën e vet, mbi këtë bazë të gjithë përgjigjen. Pushteti vendor është një tjetër pjesë e problemit”, tha Rama.

Bashkëpunimi ndërinstitucional

Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin në bashkëpunimin që duhet të kenë institucionet ndërmjet njëri-tjetrit për të arritur e finalizuar qëllimin e ndalimit të ndërtimeve informale, sidomos në bregun e detit. Rama i ka mëshuar fort kësaj pjesë, pasi një prej premtimeve të tij ka qenë edhe kthimi i Shqipërisë në një prej destinacioneve më të preferuar për turizëm. “Edhe konfliktet mes IKMT, IMT, policia, duhen adresuar me shpejtësi nga ministri i Brendshëm mbi bazën e një diskutimi të shpejtë duke marrë sugjerimet tuaja që lidhen me eksperiencën që keni nga kjo fushë. Një ndërtim pa leje, ndërhyrje në det në mes të Sarandës, të ndërhyhet në det, të hidhen gurë e të mbushet deti me gurë, kjo të ndodhë pa vajtur këmbë polici dhe pastaj të vijë puna deri te unë e pasi ndërhyj unë që ajo të pastrohet për 24 orë. Kjo është e papranueshme. Dmth u bëka, atëherë kush e mban përgjegjësinë që nuk është bërë. Policia duhet të jetë shumë rigoroze me vetveten e mos lejojë që disa individë të njollosin reputacionin e saj e më pas të të gjithë shtetit”, tha Rama i prerë për mos lejimin më të ndërtimeve, duke mbyllur sytë policia. Ai tha se ky lejim nuk është paaftësi, por është thjesht korrupsion.

Lexo edhe :  “Shqipëria të hyjë në BE”, Tajani: Qëllimi, të bëjmë gjithçka për të ribashkuar Evropën

Operacioni

Rama ka urdhëruar që të nisë operacioni nga Velipoja në Ksamil që ditën e hënë, para se turistët të vinë në Shqipëri. “Të niset operacion nga Velipoja në Ksamil dhe tani jo në mesin e verës kur të vijnë turistët. Pa asnjë tolerancë, dhe jo duke shkuar te ndërtime që janë bërë para 20 vitesh, siç ndodhi në Zvërnecit, po duke shkuar aty ku është e qartë fare. Jo duke u marrë me njerëzit që janë aty prej 25 vitesh e për sa kohë nuk ka një plan tjetër të vijojnë të bëjnë ato shërbime për turistët. Po duke shkuar e duke vendosur një vijë të kuqe, që nuk duhet shkelur nga askush. Aty ku hidhet beton pa leje, të ketë jo vetëm prishje, po ndalime e procese penale në bazë të ndryshimeve të reja ligjore”, tha prerë Rama. Por kryeministrin e vuri theksin edhe tek kostot e prishjes së ndërtimeve. “Ne jemi këtu për të vënë një theks shumë të fortë tek domosdoshmëria e kalimit në një fazë tjetër të përpjekjes së përbashkët për të vendosur kontroll absolut mbi territorin në aspektin e mbrojtjes së tij nga ndërhyrjet dhe aktivitetet e paligjshme”, tha kryeministri Edi Rama në një mbledhje me drejtues të lartë të policisë.

Në krye të IKMT shkon Ajet Zyberi

Ndryshon kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Vendin e Dallëndyshe Bicit, ish-drejtoreshës së institucionit shtetëror, e ka marrë Ajet Zyberi. Zyberi ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit, ku ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë. Ish-drejtuesja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, e cila kandidoi edhe në zgjedhjet e 25 prillit, u emërua së fundmi në rolin e zëvendësministres së Mbrojtjes.

Të fundit

Izraeli godet qendrën e emergjencës në qendër të Iranit

Mediat iraniane kanë raportuar se një qendër emergjence në qytetin Hoveyzeh, provinca Khuzestan, u shënjestrua sot nga Izraeli. Sipas raportimeve,...

Një shënim për Shëngjinin e bukur (nga Ben Blushi)

Sapo lexova me kënaqësi se Pjerin Ndreu nuk kishte patur asnjë plan për ta ndryshuar emrin e Shëngjinit. Një ditë më parë edhe unë,...

E KRYER! Granit Xhaka lojtar i Milanit, zbulohen detajet e marrëveshjes

Calciomercato e quan të kryer: Granit Xhaka do të veshë fanellën e Milanit! Drejtori sportiv Igli Tare e ka prioritet kryesor mesfushorin shqiptar dhe...

Luftë ndaj “trurit bërthamor”, Izraeli vret shkencëtarin e 10-të iranian

Mediat iraniane kanë pranuar se një tjetër shkencëtar bërthamor ka vdekur në sulmet ajrore izraelite në vend, duke e çuar numrin zyrtar të të...

Ndryshoni fjalëkalimet! Ekspertët: Hakerat po nxjerrin të dhënat personale

Një nga shkeljet më të mëdha të të dhënave personale ka dalë në dritë, pasi studiuesit kanë zbuluar ekzistencën e 16 miliardë të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV