Tornado e fuqishme godet shtetin/ Erërat marrin gjithçka që u del përpara, ka viktima

Të paktën një person ka humbur jetën dhe mbi 60 të tjerë janë lënduar, pasi dy tornado të ndryshme sot kanë goditur Kinën, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Sinhua.

Në Wuhan, provincën qendrore Hubei, janë zhdukur gjashtë persona e 41 tjerë janë shtruar në spital – pasi  tornadoja goditi lagjen Caidian.

Tornadot kanë shkaktuar shkulje pemësh dhe shembur shtëpiza të vogla.

Një tornado tjetër goditi qytetin Sudzou në provincën Diangsu në lindje të Kinës, duke i marrë jetën një personi dhe lënduar 21 tjerë – ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Erërat dëmtuan edhe shtyllat që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike.