Ish-eurodeputeti i Agimit të Artë i prangosur ekstradohet drejt Greqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat policore ka mbërritur në Greqi nga Brukseli ish-eurodeputeti dhe ish-anëtari i “Agimit të Artë”, Giannis Lagos.

Gjykata e ka dënuar Giannis Lagos, me 13 vjet e 8 muaj burg për “udhëheqjen e një organizate kriminale” gjatë gjyqit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” bashkë me liderët më të lartë të saj.

Lago u arrestua në Bruksel muajin e kaluar menjëherë pasi Parlamenti Evropian i hoqi imunitetin. Ai është mbajtur në një burg në kryeqytetin belg për gati dy javë. Fillimisht, Lagos kishte kundërshtuar ekstradimin e tij, por më vonë ra dakord që të dërgohej në shtëpi për t’u përballur me burg.

Ai është dërguar në burgun e Domokosë, ku vuajnë dënimet edhe liderët e tjerë te Agimit të Arteë si Nikos Mihaloliakos , Ilias Kasidhiaris, Panagitois Germnis etj.

Të fundit

Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm këtu, që më kanë bërë të ndihem se i përkas kësaj shoqërie – por...

Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rikthehet në vjeshtë me mbi 2400 objekte historike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i rikonstruksionit të Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës, ku njofton për rikthimin e mbi 2400...

Trump shtrëngon vizat, 55 milionë të huaj nën lupën e Departamentit të Shtetit

Departamenti i Shtetit amerikan ka nisur shqyrtimin e mbi 55 milionë të huajve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë, raporton Associated Press. Departamenti...

Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë që vendi t’i lëshojë territore Rusisë për të arritur...

Shkëlzen dhe Argita Berisha në krye të PD? Gazetari: S’ka asnjë sekret

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada u pyet nëse fëmijët e Sali Berishës janë një opsion për...

Lajme të tjera

Web TV