Fatbardh Kadilli: Basha ka fytyrën e humbjes, çdo kauzë e lë përgjysmë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i cili shpalli edhe kandidaturën e tij për kryetar të PD, tha se problemi me Lulzim Bashën në 8 vite drejtim në krye të PD i solli asaj vetëm humbje duke u kthyer në një person të pabesueshme që ka fytyrën e humbjes dhe jo shpresës për një qeverisje më të mirë. Në një intervistë për Report Tv, Kadilli tha se Basha e ka djegur mundësinë e rikandidimit në zgjedhjet për kreun e PD dhe se po e çon partinë në një spirale zbritëse duke e mbyllur ciklin e tij politik.

“Basha më rezultatin e 25 prillit mbylli ciklin e tij politik, atë trajektore që ka diçka të re për t’i thënë politikës. Basha ka pasur disa raste të rëndësishme dhe drejtimin e PD për të ekspozuar se sa i zoti është dhe rezultati është negativ dhe më i miri është rezultati i 2015 pas atij momenti devijoi totalisht në aspekt personal dhe aspak politik. Se Basha do zvarritet në politikë ky është vendim i tij. Jam parimisht kundër kufizimit të drejtës për të rikandiduar, Basha e dogji mundësinë e rikandidimit. Pushteti nuk ndërrohet se mbaron turni, sepse opozita nuk mund të jetë kalkulim. Opozita e tij u konceptua si një opozitë që lufton për një vend të dytë. Që në nisje ai është gabim në koncept. Ky vend ka nevojë për ofertë serioze dhe njerëz të besueshëm. Është i padenjë për një lider opozite. PD ka minimumi 1000 veta se Basha dhe se unë, puna është se kush merr kurajën të propozojë diçka të re. Me këtë rrugë të Bashës do shkojmë në spirale zbritëse vetëm shpejtësinë nuk e dimë ende si do ndodh, unë marr perisper ta ngre këtë parti.Kryetari i partisë nuk bën inventarizuesin e vjedhjes dhe unë nuk kam një kryetar parti që të bëj inventarin që më vodhën 200 vota këtu e 100 atje. ”, tha Kadilli.

Lexo edhe :  Berisha: Karteli i Sinaloas ka marrë leje ndërtimi në Palasë

Në lidhje me zgjedhjet për kryetarin e ri të PD më 13 qershor, Kadilli tha se ka një asimetri të madhe pasi Basha ka një makineri elektorale në dispozicion dhe këtë e bënë atë të pabarabartë përpara kandidatëve të tjerë. Megjithatë tha Kadilli ai gëzon mbështetjen morale të demokratëve dhe shpreson që demokratët të votojnë me moral dhe koncepte politike dhe jo për të mos ia prishur liderit aktual.

“Është një garë asimetrie totale nga pikëpamja e mjeteve për të bërë fushatë pasi Basha ka ngritur një makineri të madhe elektorale përballë Ramës dhe atë  makineri tani e ka në dispozicion edhe për zgjedhjet për kandidatët këtë herë. Unë gëzoj asimetrinë morale dhe moralisht demokratë janë me  mua dhe jo e Lulzim Bashës që është fytyra e humbjes. Shpresoj se ky moral të zgjojë instinktin politik të demokratëve dhe jo atë instinkt për të mos ia prishur liderit, por të shohin veten si lider”, përfundoi Kadilli.

Të fundit

Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuar normën e interesit të depozitave në 2%

Banka Qendrore Evropiane (BQE) vendosi sot të mbajë të pandryshuara normat kryesore të interesit, duke lënë normën e interesit...

E rëndë në Malin e Zi! Babai vret vajzën 2-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi ku një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 2-vjeçare dhe më pas...

Inter përmirëson ofertën për Lookman, nigeriani kërkon transferimin vetëm te zikaltërit

Ademola Lookman është prioriteti kryesor i Interit në këtë merkato, me drejtuesin Piero Ausilio që po punon për të mbyllur marrëveshjen me Atalantën. Sulmuesi...

Qytetari sherr me pronaren e lokalit për zaptimin e hapësirës publike, i heq karriget!

Sherri mes banorit dhe pronares së një lokali për zaptimin e hapësirës publike, përfundon me procedimin penal të të dy personave, pas hetimeve paraprake...

Lapaj humb mandatin (dhe fytyrën)/ Gjikondi: Debat i shëmtuar mes të rinjve

Juristja Brizida Gjikondi komentoi përplasjen dhe debatin mes Adritik Lapajt dhe Endri Shabanit. Gjikondi u shpreh se i njeh të dy personazhet, ndërsa e cilësoi...

Lajme të tjera

Web TV