Konferenca Ndërkombëtare për Detin/ Ministri Klosi: Investimet e qeverisë do ta bëjnë Shqipërinë një aktor në botën e turizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare për Detin, në fjalën e tij e vuri theksin te nevoja e një planifikim hapësinor të vijës bregdetare. Sipas Klosit, duhet një plan hapësinor detar për të patur një ekonomi blu, duke shtuar se kjo do të shërbente për pritur ekonominë e re të turzmit shqiptar.

“Tani ka ardhur tamam koha që edhe deti edhe ujërat shqiptarë të jenë pjesë e një politike shkencore, studimore për një planifikim të qenësishëm hapësinor edhe në detet shqiptare. Për ministrinë e Mjedisit është tashmë një punë e filluar duke u bazuar në disa projekte që ne kemi realizuar për të patur mundësinë që duke bërë hapat e parë të krijojmë shumë shpejt begraund por edhe evidentimin e problematikave që ka vendi ynë. Në këtë konferencë, të nderuar, Ministria e Mjedisit nëpërmjet Agjenicsë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura do të paraqesë disa gjetje të një materiali studimor që ekspertët pranë institucionit tonë, por dhe ekspertët e botës akademike kanë realizuar në Gjirin e Patokut duke bërë matje evidentim dhe duke kuptuar për sa shumë kemi nevojë për një planifikim hapësinor të vijës bregdetare.

Ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të kuptohet qartë se zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomive që kanë të bëjnë edhe me turizmit detar do të duhet që po ashtu të kenë mekanizma të forta të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit, të kësaj pasurie të madhe ujore që ne kemi. Deti Adriatik shënon një nga kufijtë më interesant në botën e integrimit europian pasi është një hapësirë e cila ndahet në pothuajse në mënyrë të barabartë në shtetet evropiane klasike, si Italia, apo evropiane të rinj si Kroacia, Sllovenia, në vende kandidate si Mali I Zi, apo Shqipëria. Pra duke bërë një hapësirë e cila e ka të vështirë të kuptohet se ku fillon dhe ku mbaron hapësira Evropiane, e cila është një e tërë”, tha ai.

Sipas Klosit, investimet që po ndërmerren në brigjet detare, do ta bëjnë Shqipërinë një aktor në botën e turizmit

“Për detin dhe gjithë hapësirat ujore në fakt janë dhe duhet të shërbejnë për të pritur ekonominë e re të turizmit detar e cila mungon pothuajse fare sot në Shqipëri dhe jo vetëm politikat që ne kemi ndërmarrë për të lehtësuar ngritjen e infrastrukturës apo të bazës për të krijuar një flotë shqiptare të jahteve dhe mjeteve të turizmit detar, por dhe investimet konkrete që do të bëhet në brigjet shqiptare dëshmojnë që dhe Shqipëria shumë shpejt në harkun kohor të 3 , 4 maksimumi të 5 viteve do të jetë një aktor shumë ambicioz por edhe aktiv në botën e turizmit detar dhe në bashkëpunimin që vjen nga ky turizëm. Ne duam shumë që të jemi kampion të turizmit në Ballkan dhe padyshim deti është një nga asetet tona më të rëndësishme në këtë konkurencë edhe me vendet e rajonit”, shtoi ai.

Fjala e plotë e Klosit:

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prej tre vitesh po përpiqet ta vendos mjedisin ujor detar në qëndër të politikave qeveritare duke i dhënë rëndësinë e duhur dhe vlerë në zhvillimin e tij. Ministria nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, mbështetur edhe nga Projekti rajonal “GEF Adriatik”, ka kryer disa aktivitete në dy drejtime kryesore: Planifikimi hapesinor detar dhe Planin kombëtar të monitorimit të integruar të mjedisit detar. Në “Konferenca e parë Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit Ujor dhe Zhvillimi I Qëndrueshëm ËEPSD-2021” bëri bashkë ekspertë vendas e të huaj në një përpjekje për të paraqitur studimet dhe kërkime shkencore që janë bërë mbi Detin Adriatik. “Ka ardhur tamam koha që edhe deti edhe ujërat shqiptarë të jenë pjesë e një politike shkencore, studimore për një Planifikim të qenësishëm Hapsinor edhe në detet shqiptare. Për ministrinë e Mjedisit është tashmë një punë e filluar duke u bazuar në disa projekte që ne kemi realizuar për të patur mundësinë që duke bërë hapat e parë të krijojmë shumë shpejt begraund por edhe evidentimin e problematikave që ka vendi ynë”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Lexo edhe :  Kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë (AUDIO)

Ekonomia detare është një ekonomi që sapo ka nisur të zhvillohet në vendin tonë dhe nisja e saj sipas rregullave dhe normave të Bashkimit Europian do të bëjë që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm, një ekonomi blu, pa dëmtuar cilësinë e ujërave detarë. “Për detin dhe gjithë hapësirat ujore në fakt janë dhe duhet të shërbejnë për të pritur ekonominë e re të turizmit detar e cila mungon pothuajëse fare sot në Shqipëri dhe jo vetëm politikat që ne kemi ndërmarrë për të lehtësuar ngritjen e infrastrukturës apo të bazës për të krijuar një flotë shqiptare të jahteve dhe mjeteve të turizmit detar, por dhe investimet konkrete që do të bëhet në brigjet shqiptare dëshmojnë që dhe Shqipëria shumë shpejt në harkun kohor të 3 , 4 maksimumi të 5 viteve do të jetë një aktor shumë ambicioz por edhe aktiv në botën e turizmit detar dhe në bashkëpunimin që vjen nga ky turizëm. Ndërsa, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve shkencore në vendin tonë, në këshillat e të cilave duhet të kryhet zhvillimi I industrisë detare.

“Pikërisht për rëndësinë që i ka dhënë çështjes së mbrojtjes së pasurive dhe mjediseve ujore dhe zhvillimit të qendrueshëm të tyre, Akademia e Shkencave ka ngritur një komision të përhershëm për biologjinë, bujqësinë dhe veterinarinë, si dhe ka themeluar një njësi speciale të bioteknologjisë pranë saj; dhe ato janë përkujdesësit intelektualë të kësaj konference dhe propozues të masave që duhet të ndërmerren nga autoritetet qeverisëse për të garantuar një zhvillim perspektiv dhe një mbrojtje afatgjatë të tyre”, tha Z. Gjinushi. Në këtë Konferencë u paraqiten rezultatet e punës dhe u dhanë propozime konkrete nga specialistët e fushës. Të gjithë aktorët që jetojnë ose shfrytëzojnë burime detare duhet të jenë të vetëdijshëm se deti është në një udhëkryq, pasuria natyrore dhe ekosistemet janë në rrezik, përballen me kërcënime ekologjike në rritje dhe janë nën presionin e gjithë sektorëve të ekonomisë blu./Shqiptarja

Të fundit

Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, kërcënimet që ka marrë daja i tij, Zeqir Kordhoni. “Zoti...

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se sa herë që ka...

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje...

Bëri simbolin e shqiponjës, sportisti nga Kosova skualifikohet nga gara e zhytjes

Zhytësi shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga gara që u zhvillua në "Urën e Vezirit" në Malin e Zi. Shkëlzen Goqi u...

Po punonte tokën, përmbyset zetori, ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor. Sipas policisë, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur...

Lajme të tjera

Web TV