“Nëna na ka vdekur “/ I rritur jetim, Pipero rrëfen fëmijërinë e vështirë: U detyrova të punoja në fabrikën e tullave për të…

Doktor, Pëllumb Pipero është kthyer në një personazh mjaft të dashur për të gjithë shqiptarët. Pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë, Pipero ka qenë personi i vetëm i cili qetësonte shqiptarët përmes këshillave të vazhdueshme që jepte.

Si rrallë herë Pipero ka dalë nga kornizat e mjekut dhe na ka lejuar të njohim një pjesë tjetër të tij, atë personale.

I rritur pa nënë dhe mes shumë vëllezër dhe motrash, Pipero së fundmi ka rrëfyer fëmijërinë e tij të vështirë.

Ai ka treguar se për shkak se ishin shumë fëmijë është detyruar që të punojë për të ndihmuar sado pak të atin.

“Kur isha i rri punoja me tulla. Për shkak se ishim shumë fëmijë dhe të ardhurat ishin shumë të pakta unë dhe vëllai im ishim të detyruar të punonim në fabrikën e tullave për shumë vite. Edhe gjatë kohës së fakultetit, ditën shkoja në fakultet dhe në fundjavë shkoja punoja përsëri në fabrikën e tullave. Nuk ka qenë e thjeshtë jeta për ne në atë kohë, kemi kaluar vështirësi të mëdha. Ne ishim shtatë fëmijë, nëna na kishte vdekur herët kështu që jemi rritur pa nënë dhe isha i detyruar të ndihmoja babain”, tha Pipero mbrëmjen e djeshme në “Kurthin e Piter Pan”.