Batuta me gazetarin/ Biden kryqëzohet nga analistët politikë: Nëse do e kishtë thënë Trump, do shkarkohej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një situatë aspak komike është raportuar në SHBA, ku presidenti Joe Biden bëri një batutë që u kritikua. “Zoti President, a mund të ‘tju bëj një pyetje të shpejtë mbi Izraelin para se të largoheni pasi është shumë e rëndësishme?”, pyeti gazetari. ”Jo nuk mundeni! Jo, vetëm nëse i dilni përpara makinës dhe unë ju shkel”, përgjigjet Joe Biden.

Por shakaja e tij nuk u la pa u bë virale. Në twitter, analistët politikë kanë shkruar se nëse Trump do e bënte këtë batutë, ndaj tij do të kishte nisur një proces shkarkimi.

Ndërkohë që edhe ish-kryetarja e republikanëve në Nevada, Amy Tarkanian tha të njëjtën gjë. “Joe Biden sapo kërcënoi se do të shkelte një reporter me makinë vetëm sepse donte të bënte një pyetje në lidhje me Izraelin. Nëse Presidenti Trump do ta kishte bërë këtë gjë, ai do të ishte fajësuar. Me shaka apo jo, kjo retorikë është plotësisht e papranueshme për Presidentin.”

Biden ndodhej në fabrikën e famshme të martën për të provuar kamionin e parë elektrik të “Ford”-it gjatë një ndalese në Michigan ku ndodhej për të shpallur planin e tij të infrastrukturës.

Të fundit

Zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

Ditën e sotme, Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të...

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona...

Fatmir Mediu: Vetëm Berisha mund ta bashkojë PD

Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri...

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi i luftës në Ukrainë shihet...

Barcelona kërkon qendërmbrojtës, dalin 3 opsionet e Flick

Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para...

Lajme të tjera

Web TV