‘Gati për Shqipërinë’, Rama falënderon studentët e interesuar: Do kontaktoheni për vijimin e procesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se kanë qenë të shumtë studentë që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Edi Rama për të kontribuar me idetë dhe planet e tyre në mandatin e tretë qeverisës, të cilët knë dërguar mesazhe në adresën “gatipërshqipërinë@kryeministria.al”.

Me një postim në Faceboo, Rama falënderoi studentët për “mesazhet interesante”, ndërsa tha se grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të ardhura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit.

“Faleminderit për interesimet e menjëhershme dhe mesazhet interesante që keni dërguar ditën e djeshme

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të ardhura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit

gatipërshqipërinë@kryeministria.al

Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë”, shkruan Rama.

Adresa gati për gatipërshqipërinë@kryeministria.al u bë publike një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ku ftoi të aplikojnë të gjithë studentë e interesuar.

Të fundit

Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet...

Armenët hakmeren për genocidin, vrasin në Kanada koloneli turk Atilla Altıkat

27 gusht 1982 Mëngjesin e 27 gushtit 1982, koloneli turk Atilla Altıkat, atasheu ushtarak i Ambasadës së Turqisë në Kanada, u qëllua për vdekje ndërsa...

Trump propozon masë ekstreme: Do të kërkoj dënime me vdekje për…

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Zyrtari i lartë i OKB: Gaza është kthyer në ferr, njerëzit po vriten përmes bombardimeve

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, kritikoi ashpër ditën e sotme politikën e qeverisë izraelite për mohimin...

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore...

Lajme të tjera

Web TV