Në 6 mujit e fundit në Tiranë për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike janë proceduar 640 persona. Sipas një studimi të qendrës “FOL”, financuar nga Ambasada Amerikane, 191 prej këtyre personave janë kapur në flagrancë.
Qendra “Fol”, e financuar nga ambasada e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës në një studim të sajë ka monitoruar për 6 muaj dinamikën e kryerjes së veprave penale që lidhen me prodhimin, trafikimin dhe shtijen e lëndëve narkotike. Referuar raportit të publikuar nga kjo qendër, mësohet se gjatë peridhës nëntor 2020-prill 2021, për trafik droge janë proceduar 640 shtetas. 191 prej tyre, ose rreth 30 për qind rezultojnë të kapur në flagrancë nga ana e policisë së shtetit. Sipas raportit 442 shtetas ose rreth 69% e numrit total të të proceduarve, rezultojnë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. 326 prej këtyre shtetasve janë proceduar në gjendje të lirë.
Nga totali i të proceduarve, për 449 raste procedimi është bërë në gjendje të lirë dhe për 327 raste, ose 51 për qind të totalit organi procedues, ka përmbyllur fazën e hetimeve paraprake duke marrë vendim për të mos filluar procedimet penale. Sipas raportitit rezulton se në 19 raste, pasur dyshime se ata kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe hetimet janë kryer nga SPAK. Gjithashtu në raport thuhet se pet personat e vënën nën akuzë për trafik droge në gjykatë kanë shkuar më pak se gjysma e të proceduarëve.