Gjendet një armë zjarri e hedhur në tokë në Rinas, nisin hetimet

Policia e Rinasit ka gjetur një armë me krehër pranë rrethimit të aeroportit.

Bëhet me dije se arma që është gjetur është e tipit “Zastava” e pajisur me krehër dhe fishek dhe me numër të rregullt.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash arma e zjarrit ka përfunduar në këtë zonë. Policia ka sekuestruar armën dhe e ka dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.