Ish-ushtaraku që ka tmerruar Belgjikën: Do vras mjekë e qeveritarë, morën gjithçka prej nesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ushtarak i rrezikshëm ka kërcënuar me jetë mjekët dhe qeveritarët e Belgjikës pasi nuk është i kënaqur me masat kufizuese të pandemisë. Prej dy ditësh ai është në ndjekje nga policia, pasi ka thënë se do të luftojë “për jetë a vdekje, kundër virologëve, që kanë marrë gjithçka prej nesh”.

Belgëve u janë bashkuar edhe forcat speciale gjermane e holandeze në kërkim të rebelit anti-stabiliment që besohet se është fshehur në zonat pyjore mes vendeve.

Togeri 46 vjeçar Jurgen Conings, ka dezertuar nga kazermat e tij prej të hënës, i armatosur mes të tjerash me katër raketa-lëshues, automatikë e pistoleta, pas kërcënimeve që ka bërë ndaj krye-virologut belg Marc Van Ranst, i cili ka drejtuar reagimin e qeverisë belge ndaj pandemisë së koronavirusit.

Rreth 400 ushtarë e policë belgë të armatosur rëndë ishin dislokuar në pyllin Hoge Kempen në verilindje të vendit pranë kufirit me Holandën.

Forca sigurie gjermane e holandeze iu bashkuan a tyre teksa helikopterë e mjete të blinduara iu bashkuan gjuetisë në parkun kombëtare prej 12,000-hektarësh për “radikalin e djathtë të rrezikshëm”, siç njihet tashmë Conings nga mediat kryesore.

Ushtaraku veteran ka lënë disa letra para largimit, duke i shkruar familjes së tij se nuk “jetonte dot në një shoqëri të komanduar nga virologët e politikanët, që po na marrin gjithçka”.

E dashura e tij Gwendy, 46 vjeçe, ka thënë se dëshiron të dashurin e saj “të butë e të ëmbël” të kthehet përsëri, duke e përshkruar Conings si një “baba të adhurueshëm për dy fëmijët e tij, dhe për bijën e saj.”

 

Të fundit

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

Lajme të tjera

Web TV