Ndryshonin skandencën e ushqimeve dhe i shisnin, arrestohen dy persona në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Tiranë me finalizimin e operacionit të koduar “Skadenca”. Mësohet se Y. R., 57 vjeç dhe A. R., 28 vjeç, lindur në Jordani dhe banues në Tiranë kishin hapur një magazinë me qira në të cilën tregtonin në sasi të mëdha produkte të ndryshme konsumi.

Sipas policisë, dy jordanët, pasi iu fshinin datat e skadencave produkteve të skaduara, duke përdorur lëndë kimike iu vendosnin atyre data të reja skadence, për të shtyrë afatin e përdorimit deri në dy vjet.

Policia sekuestroi një vulë që përdorej për falsifikimin e datave të skadencës, 3 shishe me lëndë kimike të cilat përdoreshin për fshirjen e datave të prodhimit dhe skadencës, si dhe produkte të ndryshme të skaduara dhe me datë prodhimi të falsifikuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrim me produktet ushqimore” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe i formularëve”.

Të fundit

‘Shqipëria 2030’- A mund të ndërtojë ky vend një ‘ëndërr teknologjike’?

Nga Prof. Dr.-Ing. Andonaq Londo Lamani Në 1960-ën shkrimtari Ismail Kadare shkroi poemën “Ëndërr Industriale”. Ishin vitet kur në disa...

Haki Çako: Zjarret në vend në kontroll, situatë e favorshme falë ndryshimit të kohës

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako thotë se situata me zjarret në vend është në kontroll. Në një deklaratë...

Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, evakuohen pasagjerët (VIDEO)

Një incident i frikshëm është shënuar të shtunën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ku pasagjerët e një avioni të linjës American Airlines u...

Dështimi i Rithemelimit 1.0 dhe perspektiva e Rithemelimit 2.0

Nga Eduard Zaloshnja Politikanë dhe analistë rrotull Berishës po qarkullojnë në media idenë e një Rithemelimi 2.0, meqë Rithemelimi 1.0 i tij dështoi elektoralisht –...

Zjarri që djeg Shqipërinë dhe ndërgjegjen tonë…

Nga Fejzo Subashi Kush po i djeg vendet më të bukura të Shqipërisë?! Zjarr dhe vetëm zjarr, tym dhe flakë atje ku natyra ka bekuar tokën...

Lajme të tjera

Web TV