Familja Berisha u shpall ‘non grata’ nga SHBA, reagon për herë të parë Armina Mevlani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partnerja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani ka reaguar për herë të parë pasi familja e të dashurit të saj u shpall “non grata” nga SHBA.

Ishte një ndjekëse e cila e ngacmoi lidhur me çështjen në Instagram, duke i shprehur keqardhjen e saj për ngjarjen e ndodhur, që nxiti edhe reagimin e blogeres.

Armian shkruan se për arsye politike, “çdo gjë mund të ndodhë”, ndërsa shton se shqetësimi i vetëm është shëndeti i saj dhe i njerëzve të dashur.

“Tashmë kam mësuar që për arsye politike, çdo gjë mund të ndodhë. Edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të koronavirusit). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkruan Mevlani.

Pasditen e 19 majit, përmes një njoftimi zyrtar, Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi se SHBA ka futur në ‘listën e zezë’ Sali Berishën dhe familjen e tij. Blinken firmosi kështu fundin e palavdishëm të një politikani kaq të rëndësishëm. Në argumentimin e DASH thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.

Të fundit

Kujdes me njeriun e poshtëruar!

Nga Minella Aleksi I pashpresë dhe i pafuqi, këtë herë me ndihmën e magjistarit më të madh të fushatave elektorale...

VIDEO/ ‘Futja 250… jo, jo bëje 300 e ca’, manipulimi i frikshëm i primareve të PD-së

Partia Demokratike ka 12 vite që ankohet pa pushim për manipulimin e zgjedhjeve duke ngritur akuza e kauza në emër të votës së lirë....

Dëshironi të përmirësoni shëndetin tuaj? Konsumoni këtë frut në darkë!

Nëse po kërkoni frutin perfekt për t’u konsumuar në mbrëmje, kivi është zgjedhja ideale. Studimet e fundit tregojnë se ky frut, i pasur me...

“Kjo është lidhja që zgjon shpresat e qytetarëve”, Berisha preznaton koalicionin e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar koalicionin “Koalicioni për Shqipërinë Madhështore”, që do të përfaqësojë PD-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë...

Veliaj nesër në Apelin e GJKKO, Klodiana Lala jep detaje: Ja çfarë pritet nga seanca

Nesër në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të mbahet ditën e nesërme seanca në lidhje me masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj...

Lajme të tjera

Web TV