I dënuar me mbi 10 vite burg në Itali, arrestohet “skifteri” 37-vjeçar me dy emra në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsen Daci është vënë në pranga nga policia, ku po kërkohej pë llogarië shtetit Italian. 37-vjeçari Flakton Daci, banues në Tiranë, i cili kerkohej për disa vepra penale nga shteti italian. Për veprat penale 37-vjeçari ishte i dënuar me 10 vite burg në Itali.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 37-vjeçari i dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje” .

Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve në DVP Tiranë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Arsen Daci alias Flakton Daci, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/ Itali e ka dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje” .

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV