Kim Jong-un me dorë të hekurt: Do visheni dhe do prisni flokët siç dua unë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është një nga diktatorët e pakët të botës.

Ai, shpesh ndërmerr vendime ekstreme ndaj qytetarëve të tij. Vendimi i fundit i Kim ka habitur jo pak pjesën tjetër të globit.

Ai ka ndaluar, stilin e flokëve “mullet” si dhe ndalimin e xhinseve të ngushta, për qytetarët e shtetit të tij. Burime shumë pranë tij, thonë se me këto masa, diktaotir i hekurt synon të ndalojë nxitjen kapitaliste që mund të përfshijë rininë e vendit.

Sipas mediave të huaja, përveç stilit të flokëve “mullet”, stilet e tjera sikurse flokët me e lyera janë ndaluar gjithashtu në shtetin totalitar, ndërsa vetëm 15 prerje “të duhura” u aprovuan për qytetarët.

Koreano-veriorët gjithashtu nuk do të lejohen të veshin xhinse të grisura, të kenë shpime në hundë apo në vesh, apo edhe të veshin bluza me slogane.

“Historia na mëson një mësim thelbësor se një vend mund të bëhet i pambrojtur dhe mund të shembet si një mur i lagësht, pavarësisht nga fuqia ekonomike nëse nuk menaxhohet mënyra e jetesës tonë”, shkroi gazeta shtetërore.

Të fundit

Aksident në Korçë/ Makina përfundon me rrota përpjetë, plagoset çifti

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, në fshatin Dvoran të Korçës. Mjeti ka dalë nga rruga...

Regjimi Tango

Nga Fatbardh Kadilli Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi arkitekturën mes meje dhe një...

Himarë/ U rrëzua ndërsa zbriste nga shkëmbi me litar, ndërron jetë turistja holandeze

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në zonën turistike të njohur si “Gjiri i Filikur”, ku një shtetase holandeze ka humbur jetën...

Makbeth bëhet një mjuzikël i përgjakshëm në festivalin e Edinburgut

Lady Macbeth në mbrojtje krahu bashkon komedinë e zezë, këngët dhe atletizmin, ndërsa një lojtare e re e netbollit përballet me ambiciet e saj...

Proda takohet me homologun turk në Stamboll: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ndodhet në një vizitë në Stamboll, ku është takuar me homologun e tij turk, Mahmut...

Lajme të tjera

Web TV