Vrasja e 20-vjeçares britanike nga grabitësit në lagjen Glyka Nera të Athinës në Greqi po shkon drejt zbardhjes.
Një tjetër element kryesor i rëndësishëm është zbuluar nga hetimet pasi kamerat kanë fiksuar një makinë e cila dyshohet se ka qenë e autorëve.
Vetë banorët e zonës konfirmojnë se prej ditësh ka patur lëvizje të dyshimta në lagje, ndërsa makina ka qenë në këtë zonë dy orë para vrasjes, teksa pas vrasjes është larguar duke u kthyer majtas drejt Agia Paraskevi.
Dyshohet se autorët e lanë automjetin në një zonë të shkretë pasi ka pak shtëpi në atë zonë dhe autorët mund të shkonin tek banesa e çiftit pa i vërejtur askush.