Bashkia e Tiranës nis riparimin e 288 pallateve të dëmtuara lehtë nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pallatet që kanë pësuar dëme të lehta nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet po riparohen nga Bashkia e Tiranës. Aktualisht, në të gjithë territorin e Tiranës ka nisur aksioni që do të rivitalizojë edhe shumë prej pallateve të vjetra, pasi kjo nismë, e para e këtij lloji, do të përfshijë edhe lyerjet dhe sistemimet e hapësirave të përbashkëta.

Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko, dhe Administratorja e Njësisë 1, Trëndelina Jaku, inspektuan punimet që po kryhen për riparimin e ambienteve të përbashkëta të pallateve të dëmtuara nga tërmeti në këtë njësi. Çuko tha se në Tiranë janë 288 pallate, në të cilat është vlerësuar e domosdoshme kjo ndërhyrje, proces që ka nisur dhe po ecën paralelisht në të gjitha njësitë.

“Në territorin e Bashkisë së Tiranës ka nisur procesi i riparimit të ambienteve të përbashkëta. Në njësitë urbane të Tiranës janë për t’u riparuar 288 ambiente. Sot jemi tek Njësia 1, ku po ndjekim procesin e punës, duke filluar nga prishja, suvatimi, lyerja dhe shpresojmë që ky projekt të japë impaktin e duhur tek banorët”, u shpreh Çuko.

Administratorja e Njësisë 1, Trëndelina Jaku tha se ky ka qenë një shqetësim i ngritur nga vetë qytetarët, i cili është adresuar menjëherë nga Bashkia e Tiranës. “Kjo është një nismë që po kryhet për herë të parë nga Bashkia e Tiranës. Kemi kërkesa të shumta, sepse rregullimi i hapësirave të përbashkëta është një ndër gjërat kryesore që kërkojnë banorët. Është një nismë fantastike, janë shumë të kënaqur”, shtoi Jaku.

Bashkia e Tiranës po zbaton prej disa vitesh programin për “Fondin e Komunitetit”, përmes të cilit kanë përfituar mijëra banorë të pallateve të ndërtuara para viteve ‘90, të cilët kanë riparuar hapësirat e përbashkëta në formën e bashkëfinancimit me Bashkinë. Nisma më e fundit për pallatet e dëmtuara nga tërmeti tragjik i vitit 2019 është financim i plotë i Qeverisë.

Të fundit

Urim i veçantë për ditëlindje/ Rama publikon këngën e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Në ditën e 61-vjetorit të lindjes së Kryeministrit Edi Rama, Akademia Politike e Partisë Socialiste ka zgjedhur një mënyrë...

Në një epokë krizash ekonomike dhe reagimesh populiste, na nevojitet – Marksizmi

Për t’u çliruar nga sundimtarët tanë teknofeudalë, duhet të mendojmë si Karl Marksi. Korporatat duan të plaçkisin edhe trurin tonë, por ne mund ta...

Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës?/ Zbardhen detaje nga takimi në selinë rozë

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61...

Rama iu dha ultimatum/ Zbardhen emrat e 21 drejtorëve të dorëhequr të Bashkisë në Vlorë

Pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale...

U njohën në shkollën e mesme, dashuria e Diogo Jotës dhe Rute Cardosos nisi në bibliotekë

Diogo Jota (28 vjeç) dhe vëllai i tij, Andre (25 vjeç), humbën jetën tragjikisht të djegur brenda Lamborghinit jeshil në zonën e Zamorës në Spanjë....

Lajme të tjera

Web TV