Deklarata bombë, “Soros detyroi Berishën t’i jepte PD-në Bashës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokrati Ibsen Elezi bëri një deklaratë të fortë në studion e “Quo Vadis” në “Vizion Plus”. Ai tha se George Soros ka detyruar ish-kryeministrin Sali Berisha të lërë Partinë Demokratike në duart e Lulzim Bashës. Deklaratën Elezi e bëri kur u pyet nga moderatorja për lidhjen e Fatbardh Kadillit me Soros.

“George Soros është munduar të kapë edhe skenën politike, edhe shoqërinë civile këtu. Të gjithë akuzuesit po ndërtonin situatën sikur George Soros kishte ndikimin e vet në Amerikë për të sulmuar ish-kryeministrin. Unë këtë nuk e di, por di të them diçka: Të keqen e George Soros në Partinë Demokratike, bashkë me Lulzim Bashën, e solli Doktori. Ishte e imponuar. Demokracia dhe loja politike kanë rregulla. Të marrësh një njeri dhe ta bësh kryetar partie dhe pas tetë vjetësh të mos reagosh për humbjet ky produkt i yti, është shumë e rëndë.”/VizionPlus

Të fundit

Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

Në prag të një takimi kyç në Skoci me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti amerikan...

“Kanë marrë peng hapësirën komunitare”/ Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet komunitetit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video që tregon zaptimin e hapësirave publike. Në videon e postuar në Facebook kreu i qeverisë iu...

“Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut”/ E diela sjell kthesën e papritur të motit

Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fortë të...

Situata me zjarret/ 17 vatra aktive, 1000 forca në terren, mbështetje nga ajri

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend mbetet kritike, me 17 vatra aktive në disa qarqe...

Durrësi po vuan ujin e pijshëm, bashkia me arrogancë ndaj bizneseve

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të PL-së në Bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj, dha sot një deklaratë ku denoncoi dukurinë e mungesës së ujit të pijshëm...

Lajme të tjera

Web TV