Manastirliu në Elbasan: Pediatria e re, një investim i shumëpritur për të gjithë rajonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër investimet në pediatrinë e Elbasanit. Ajo çfarë do t’i shtohet këtij spitali është një pavion për shërbime miqësore për fëmijë.

“Ka ardhur momenti që pushteti lokal të kontribuojë për shëndetin publik”, tha Manastirliu.

Gjithashtu ministrja e Shëndetësisë tha se ky projekt do të finalizohet brenda këtij viti.

“Pediatria e re e Elbasanit, një investim i shumëpritur për të gjithë rajonin, do të finalizohet brenda vitit, për t’i siguruar fëmijëve kushte sa më të mira por edhe stafeve mjekësore, kushtet që ato meritojnë, për të ofruar një shërbim shëndetësor sa më cilësor, me standarde bashkëkohore”, shtoi më tej Manastirliu.

Gjatë këtij takimi me infermierë e mjekë, Manastirliu tha se ajo çfarë ka rëndësi është futja në një fokus të ri të sistemit spitalor, nëpërmjet modelit të autonomisë spitalore.

“Fokusi i qeverisë prej 8 vitesh, do të jetë ofrimi i kujdesit shëndetësor afër vendbanimit. Tani puna do të fillojë për të ngritur në një nivel më të lartë sistemin publik shëndetësor duke vijuar mbështetjen për mjekët dhe infermierët. Me rëndësi është futja në një fokus të ri të sistemit spitalor nëpërmjet modelit të autonomisë spitalore. Jam e bindur që me këto potenciale, sistemi apo modeli i autonomisë spitalore do të jetë shumë më i lehtë për tu implementuar në çdo spital”, tha Manastirliu.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV