Ish-shefi i SHIK: Njerëz brënda PD-së nxorrën në pritë Azem Hajdarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muajt e fundit të Presidencës, Berisha kishte krijuar një konflikt të hapur me familjen Haklaj nga Tropoja, me të cilën dikur kishte pasur dikur miqësi. Përplasjet e krijuara nga politika mes fiseve i kushtuan Tropojës mbi 150 viktima.

“Bilanci i viktimave në familjen dhe fisin tonë është 14 persona. Përgjegjësi kryesor i gjithë viktimave është Sali Berisha dhe vetëm Sali Berisha” u shpreh Zylfije Haklaj, Motra e Haklajve.

Mes viktimave në serialin e Tropojës ishte edhe lideri i lëvizjes së dhjetorit, deputeti Azem Hajdari. Ai do të ekzekutohej nga Fatmir Haklaj pranë selisë së Partisë Demokratike në 12 Shtator të vitit 1998. Dyshimet ishin të mëdha se ai u nxorr në pritë nga brenda selisë blu. “Asnjë lidhje ska pas Izet Haxhia, as vëllezërit Haxhia, asnjë person, lidhjen e ka pas Azemi që shkoi te makina, Saliu që është personi kryesor e ka detyruar të dalë te Fatmir Haklaj” u shpreh Zylfije Haklaj, Motra e Haklajve.

“Nuk i tha vetë Berisha, por i tha Genc Pollo. Dil se janë miqtë e tu. Meqë Azemi mbahej si pjesa e ashpër e partisë demokratike dhe i takonte atij të merrej me këtë problem. Ata kishin 4 orë që prisnin në makinë, i dinin shumë mirë se kush ishin. Nuk mund të rrinin 4 orë dy makina para PD, ndërkohë që rreth e rrotull kishte vetëm njerëz të pd. Faji kryesor i Azemit ishte se e kundërshtonte Berishën” u shpreh Fatos Klosi, Ish-shef i SHIK-ut
Ceremonia mortore e Azem Hajdarit në 14 Shtator të vitit 1998, u kthye në një grusht shteti. Kur kortezhi me trupin e pajetë të Hajdarit iu afrua Kryeminsitrisë, nga turma nisën të shtënat me kallashnikovë drejt selisë qeveritare. Militantët bastisën Kryeministrinë, dikasteret në bulevard dhe Radiotelevizonin Publik. Nga garda u grabit edhe një tank që shoqëronte grupin e armatosur. Lideri demokrat Berisha ndiqte gjithcka nga selia blu.

Lexo edhe :  “Nuk e di kur ka zgjedhje”... Rama merr në dorë strukturat e Tiranës

Edhe njëherë, Berisha u gjend përballë kontestimit të fortë ndëkombëtar. Kancelaritë perëndimore e bënë të qartë se nuk do të njihnin asnjë pushtet të dalë nga dhuna. Pasdite, ata që u derdhën me armë duke pushtuar institucionet u tërhoqën shumë shpejt pas mesazheve ndërkombëtare./TCH/

Të fundit

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar

Task Forca ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë...

Pavarësia Algjerisë: Lindja e vetëdijes kombëtare, fundi i kolonializmit francez

5 korrik 1962 Më 5 korrik 1962, Algjeria shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Franca, duke i dhënë fund një prej kapitujve më të përgjakshëm dhe më...

E cilësuar si boshti “Dragon-Arushë”, pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Policia Bashkiake e Tiranës thirrje tregtarëve ambulantë: Zhvendosni aktivitetin

Policia Bashkiake e Tiranës iu ka bërë thirrje tregtarëve ambulantë që të respektojnë urdhrat ligjorë dhe të zhvendosin aktivitetin në tregjet publike të qytetit. Në...

Emmy Noether, gruaja më e urryer e Rajhut të Tretë

Matematikanja Emmy Noether, e persekutuar si grua hebreje në Gjermaninë naziste, formuloi teoremën që i mundësoi Ajnshtajnit të zhvillonte teorinë e relativitetit. Një grua në...

Lajme të tjera

Web TV