Iu qëndron magneti në krah pas vaksinës? Ministria e Shëndetësisë reagon pas videove shqetësuese të qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët nga Kosova dhe jo vetëm, kanë filluar të shprehin një shqetësim aspak të zakonshëm pas marrjes së vaksinës për Covid-19. Ata po thonë se në trupin e tyre po krijohet magnet, saqë edhe monedhat po u ngjiten në trup. Për këtë shqetësim ka folur Ministria e Shëndetësisë.

Situata pandemike në Kosovë ka arritur të sjellë shqetësime tek kosovarët se a do të arrijnë të vaksionohen në kohë e me vaksinat e duhura anti-Covid19, ndërkohë, në nivel vendi, siç njofton edhe Ministria e Shëndetësisë, kanë arritur 57 mijë 615 qytetarë të Kosovës të marrin vaksinën AstraZeneca.

Por, pas injektimit, në rrjetet sociale dhe plaftorma të ndryshme po qarkullojnë video e fotografi të realizuara nga vetë qytetarët, duke dokumentuar një shqetësim të tyre, atë të pas marrjes së vaksinës.

Përmes këtyre dëshmive që qarkullojnë gjithandej, ata tentojnë të tregojnë se pas vaksinimit në krahun e tyre po krijohet një lloj magnetizmi e që po arrin të tërheq copëza hekuri. Ata besojnë se një gjë e tillë po ndodh ngase si duket në trupin e tyre është futur një lëngë apo mikro-cip që shkakton një tërheqje të tillë.Një nga qytetarët e shqetësuar është edhe B.R, e cila pohon se pas marrjes së vaksinës ka provuar “trendi” e magnetizmit, të cilës i rezultoi ashtu si të tjerëve.

“Pas marrjes së vaksinës e provova edhe unë se a po ngjiten monedhat në krahun ku u vaksionova dhe doli se po, monedha u ngjit në krahun e vaksionuar, ndërsa në krahun tjetër ku pritet me marr vaksinën e dytë nuk po kapet”, ka treguar ajo.

Në lidhje me këtë dukuri, FaktePlus ka arritur të kontaktojë me Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të kemi një sqarim se pse është duke ndodhur kjo dhe se sa e dëmshme mund të jetë për shëndetin e çdo të vaksinuari. Mirëpo, një shqetësim të tillë, ata e konsiderojnë si konspiracion të radhës.

Lexo edhe :  Haga zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin: Mund të pengojë procedurat

“Dëshmojnë se bëhet fjalë për konspiracione të radhës.”, thuhet në përgjigjen e MSH për FaktePlus.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV