Një tërmet 4 ballë ka goditur vendin fqinj, Greqinë këtë mbrëmje rreth orës 20:39. Sipas ESCM, epiqendra ka qenë në Patras, rreth 179 km larg kryeqytetit të Greqisë, Athinës.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga tërmeti apo edhe dëme materiale.
Nuk është hera e parë që Greqia goditet nga tërmetet, aktiviteti sizmik është i vazhdueshëm dhe tërmetet kanë qenë të shpeshta në këtë shtet.
Veçojmë tërmetin e tetorit ku në ishullin Samos mbeten të vdekur dy adoleshentë.