VIDEO/ Plas sherri në avion, pasagjerja sulmon stjuardesën dhe i thyen 2 dhëmbë

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në një avion të linjës “Southwest – San Diego”, ku një pasagjere ka sulmuar fizikisht stjuardesën.

Ngjarja ndodhi teksa avioni ishte në fluturim, ndërkohë që nuk dihet se çfarë e acaroi pasagjeren që bëri atë veprim. Nga goditjet e pasagjeres, stjuardesa u gjakos në fytyrë dhe humbi dy dhëmbë, ndërsa u desh ndërhyrja e një tjetër pasagjeri që sherri të mbyllej.

Video është publikuar nga CNN, ndërkohë që pasagjerja është arrestuar sapo avioni ka zbritur në tokë.