Shkon për të bërë intervistë në lokal s*ksi, gazetarja përfundon duke kryer marrëdhënie live

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gazetare daneze ka bërë bujë pasi transmetoi për publikun intervistat që kishte realizuar në një lokal seksi duke kryer edhe vetë marrëdhënie seksuale. Ky raportim i tillë shkaktoi sensacion tek publiku, duke marrë kritika, por edhe mesazhe mbështetjeje.

Louise Fischer nga Danimarka shkoi në një prej lokaleve ku kryhen marrëdhënie seksuale, për të raportuar për këtë aktivitet pas rihapjes nga pandemia pasi ishte bllokuar nga masat anti-Covid.

Gazetarja 26-vjeçare thotë se për t’i bërë më komod të intervistuarit në këtë lokal seksi, vendosi që të përfshihej edhe vetë duke kryer marrëdhënie seksuale.

Në materialin audio që e ka shpërndarë vetë në Twitter, gazetarja dëgjohet duke bashkëbiseduar me klientët e këtij lokali, e në disa raste dëgjohet edhe duke kryer marrëdhënie seksuale.

Përveç rrjeteve sociale, ky material audio është transmetuar edhe në një emision mëngjesi në Radio 4 në Danimarkë, raporton “Daily Mail”. Louise Fischer tha se kaloi disa orë në lokalin e seksit, por materiali audio është vetëm disa minuta.

Gazetarja u shpreh se nuk e kishte planifikuar që të bënte seks gjatë intervistës, por shtoi duke thënë: “Për mua është shumë e natyrshme. Është pjesë e punës sime që të jap një pasqyrë të një bote ku jo të gjithë mund të kenë akses. Ishte mirë që në një farë mënyre krijova besim tek klientët duke u bërë pjesë e botës së tyre”.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale ishin kundër kësaj interviste.

“Ishte vetëm një justifikim, krejtësisht e panevojshme. Këto janë gjëra që vetëm gratë mund t’i bëjnë. Sikur një burrë të bënte seks në radio, me siguri i gjithë vendi do t’i ishte kthyer kundër”, janë disa prej mesazheve negative.

Lexo edhe :  Rusia konfirmon: SHBA na bëri një propozim të pranueshëm

Por gazetarja shtoi se ka marrë edhe shumë mesazhe mbështetëse, që e kanë cilësuar si guximtare dhe gazetare të mirë.

Të fundit

Sulmi ajror izraelit vret gazetarin e Al Jazeera-s në Gaza

Një nga gazetarët më të njohur të rrjetit Al Jazeera, Anas Al Sharif, është vrarë së bashku me katër...

Donald Trump kërkon që të pastrehët të largohen urgjentisht nga Washingtoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se njerëzit e pastrehë duhet të “largohen urgjentisht” nga Washingtoni, ndërsa u zotua të luftojë krimin në qytet,...

Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme ndërsa thotë se kjo nuk është vetëm një krim, por edhe tradhti ndaj tokës tonë. Kreu...

E rëndë në Tiranë, punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

Një aksident fatal ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kinostudios, Tiranë. Rreth orës 09:30, një 66-vjeçar, i identifikuar si Rr. M., dyshohet...

E rëndë/ Vetëvritet me armë gjahu 32 vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Nje 32 vjeçar nga fshati Pojan, bashkia Maliq i ka dhene fund jetes duke u vetevrarë me arme gjahu. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me...

Lajme të tjera

Web TV