Roli i “Milit” dhe “Dorianit” në vrasjen e shqiptarit në Athinë, kush u përdor si karrem gjatë atentatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi shqiptarit mbrëmjen e djeshme në Greqi. 34-vjeçari Aris Papas ishte i njohur si një person me të shkuar kriminale dhe i përfshirë në mafien shqiptare. Pista kryesore e hetimeve për vrasjen e tij është përqendruar tek larja e hesapeve, pasi edhe më parë shqiptari i kishte shpëtuar tre atentateve.

“Aris” ishte “kontrata e vdekjes” e 13- të e luftës së bandës mafioze shqiptare që shkatërroi qendrën e Athinës që nga viti 2007”- shkruan një media greke. Në 26 shkurt të këtij viti iu bë atentati i fundit, por shqiptari arriti që të shpëtonte. Dy autorët arritën që të largoheshin me një taksi duke humbur gjurmët.

“Hetimi policor ka zbuluar se pas atentatit, një 38-vjeçar i njohur si “Mili” dhe 32-vjeçari i njohuri i “Doriani” të cilët janë në kërkim më 26 shkurt 2021, ishin autorët e një tentative për vrasje që kishte ndodhur në Agios Panteleimon, ku në shënjestër ishte 34-vjeçari “Aris”.

Ata kishin caktuar një takim “ekzekutimi” me viktimën e mundshme përmes bashkëpunëtorit të tyre, një 30-vjeçar me pseudonimin “Landi”. Ata ishin në një taksi kur qëlluan dhe plagosën objektivin e tyre në këmbë, ndërsa më pas, para policisë në stacionin Larisa, ata ikën duke lënë pistoletën në një taksi”– shkruhet ndër të tjera në artikullin e medias greke.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV