E rëndë/ Babai i dy fëmijëve rrihet për vdekje nga një grup hajdutësh

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave vendase, një person, baba i dy fëmijëve u rrah brutalisht nga një grup hajdutësh, që u përpoqën të vjedhin çantën e të dashurës së tij.

Gjashtë adoleshentë u prangosën, nën dyshimin se kanë vrarë 35-vjeçarin Danny Humble, në Cramlington të Anglisë.

Çifti po kthehej nga një lokal nate, kur ra pre e sulmit.

Babai i dy fëmijëve vdiq në spital, pasi mori goditje të rënda në kokë.

“Adoleshentët u përpoqën të marrin çantën e gruas dhe ai u hakmor. Gruaja filloi të trokiste në çdo shtëpi për të kërkuar ndihmë. Ishte e tmerrshme”, thanë dëshmitarët.

Policia po punon për kapjen e autorëve të dyshuar.