Media greke: Pas dy vrasjeve në Athinë është dora mafies shqiptare. Lufta s’ka mbaruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dy vrasjeve mafioze në Athinë të regjistruar në harkun kohor të më pak se një jave, autoritetet greke dyshojnë se qëndrojnë grupe mafioze shqiptare e greke dhe paralajmërojnë se vrasje të tjera të këtij lloji do të ketë në muajt në vazhdim.

Gazeta greke Protothema thotë se krime të ngjashme në të ardhmen pranohen në një raport të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, duke sjellë si arsye kryesore liberalizimin e masave anti-Covid.

Sipas kësaj gazete, masat relativisht të gjata shtrënguese çorientuan grupet mafioze që veprojnë kryesisht në zonën e Atikës dhe ato kanë prekur edhe financat e tyre, duke bërë që rivaliteti për kontroll territori të ashpërsohet.

Protothema thotë se të dyja vrasjet, ajo 34-vjeçarit Aristidh Papa dhe ajo e boksierit Tasos Berdesis kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe janë pasojë e përplasjeve personale me mafian shqiptare.

Media greke thotë gjithashtu se nga dëshmitë e mbledhura deri më tani policia greke është e bindur se ekzekutorët, të paktën në rastin e boksierit janë shqiptarë.

Boksieri Tasos Berdesi u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga një grup prej të paktën tre personash të maskuar, që më pas janë larguar me një mjet taksi.

Të fundit

Gënjeu se kishte kancer, blogerja e njohur në telashe të mëdha me vendin e saj!

Dhjetë vite pasi influencuesja australiane, Belle Gibson, pranoi se kishte gënjyer për kancerin terminal të trurit duke pretenduar se...

Makina e marrë me qira del nga rruga në aksin Rroskovec-Ura Vajgurore, pesë persona…

Një automjet i marrë me qira nga disa shtetas të huaj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të saj, mëngjesin...

Donald Trump zbulon se çfarë e irriton më shumë bashkëshorten e tij: Do të kem telashe

Donald Trump i tha një grupi studentësh se gruaja e tij Melania Trump mërzitet shumë kur ai imiton njerëz të caktuar. Presidenti amerikan foli...

Pse sulmohet biznesi ushqimor?

Nga Shpetim Luku Një deklaratë e kohëve të fundit nga një e ftuar në një televizion të rëndësishëm e përmblodhi, ndoshta në mënyrë të ekzagjeruar...

2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet, taksat vendore sqarojnë përllogaritjen dhe gjobat

Rreth 2% të totalit prej 100 mijë subjekteve aktive në Tiranë apo 2 mijë tatimpagues kanë kërkuar informacion për rivlerësimin e detyrimeve të taksave...

Lajme të tjera

Web TV