OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinovac, Manastirliu: Garanton siguri

Pas vendimit të OBSH-së për përdorim urgjent të vaksinës kineze Sinovac është përshëndetur edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila e konsideron këtë një lajm të mirë dhe shkruan se kjo vaksinë plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe efikasitetit të saj.

“LAJM I MIRË. OBSH aprovon përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”, shkruna Manastirliu.

Vaksina kineze Sinivac, që prej muajit mars po përdoren edhe në Shqipëri për vaksinimin masiv të popullsisë.