Përcillet në banesën e fundit boksieri që u vra me kallash, nëna humb ndjenjat (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tassos Berdesis, boksieri grek që u vra një ditë më parë me breshëri kallashnikovi në Vari, është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit, në vendin e tij të origjinës, Mitopoli.

Familja dhe të afërmit i dhanë atij lamtumirën e fundit në Kishën Agios Nikolaos Mitopolis. Nëna e tij humbi ndjenjat ndërsa të prekur u panë edhe vëllezërit e boksierit.

Autorët e krimit e qëlluan Berdessis nga një distancë shumë e afërt me 14 plumba, 10 nga të cilët e kapën boksierin duke i shkaktuar vdekjen.

Ai kishte pasur probleme me drejtësinë më shumë se një dekadë më parë kur kishte qenë anëtar i një bande kriminale të shkatërruar në vitin 2005. Për disa vite Berdessis qëndroi në arrati dhe më pas u arrestua dhe vuajti dënimin.

Edhe pse i kishte mbyllur hesapet me drejtësinë ai bënte një jetë të kujdesshme duke u ruajtur nga e shkuara, pasi frekuentonte gjithmonë të njëjtat vende dhe shkonte në një palestër në zonë jo shumë të populluar.

Duket se autorët kishin ndjekur çdo hap të tij pasi kishin siguri se ai do të ishte në vendin ku e qëlluan për vdekje, ndërsa breshëria e plumbave sipas hetuesve është tregues që ata nuk donin ta linin të gjallë.

Të fundit

Majlinda Bregu: Më pushuan nga një punë që e doja

Në një podcast me Mira Kazhanin, Majlinda Bregu flet për jetën larg të qenit politikane, por flet edhe për...

Konservatorët e Merz dhe SPD-ja gati për formimin e qeverisë në Gjermani

Fituesit e zgjedhjeve në Gjermani, konservatorët e Friedrich Merz, dhe socialdemokratët (SPD), i kanë përfunduar bisedimet paraprake për formimin e Qeverisë së re të...

Përplasi për vdekje 2- vjeçarin/Arrestohet drejtuesi, komshi me familjen e viktimës

Në vazhdim të hetimeve për aksidentin tragjik që ndodhi në një fshat të Vorës sot, ku një i mitur rreth 2 vjeç humbi jetën,...

A do të ishte bota më paqësore nëse më shumë gra do të drejtonin

Gazetarja e Sky News, Victoria Seabrook i ka kushtuar një artikull Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Nëse bota ka ndjerë më shumë rrezik kohët e fundit,...

Ishte më i votuari në Primare, Nallbati: S’e bëj dot servilin me Berishën

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka folur mbi raportin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste në emisionin “Kjo...

Lajme të tjera

Web TV