Një person rreth 65 vjeç është gjetur i vdekur në Elbasan.
Sipas Top Channel në trup nuk i janë gjetur shenja dhune dhe dyshimet e para janë vdekje natyrale nga infarkti.
Nuk dihen ende detaje të reja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat ai ka ndërruar jetë.
Banorë të rastësishëm kanë gjetur të shtrirë në anë të rrugës shtetasin Fatos Tabaku 65 vjeç. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Më pas kanë mbërritur edhe ekspertët për të përcaktuar shkakun e vdekjes.