Përplasen fuqishëm dy motorët e ujit, shoferët fluturojnë në disa metra lartësi (Video)

Përplasja e dy motorëve të ujit mund të kishte rezultuar fatale për dy shoferët.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, është fiksuar momenti i përplasjes mes dy shoferëve në një lumë në Ottawa të Ontarios.

Dy shoferët ishin duke bërë akrobaci në ujë, e në këtë moment ka ndodhur përplasja, pasi njëri prej shoferit, nuk arriti dot të menaxhonte shpejtësinë dhe kontrollin e mjetit.

Nga përplasja e fortë shoferët kanë fluturuar disa metra në lartësi, por për fat të mirë, fakti që ranë në ujë i shpëtoi jetën. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.